Nicola Sturgeon

U akuzua se abuzoi me financat e partisë, lirohet pak orë pasi u vu në pranga ish kryeministrja skoceze! Hetimet për shpenzimin e mbi 500 mijë £ vijojnë

11 Qershor 2023, 16:59| Përditesimi: 12 Qershor 2023, 00:45

  • Share

SKOCI- Ish kryeministrja e Skocisë, Nicola Sturgeon u vu në pranga pas disa investigimeve të bëra për fonde dhe financat e Partisë Nacionaliste Skoceze (SNP). Sidoqoftë, ajo u lirua pak orë pas arrestimit pa asnjë akuzë. 

Ish kryeministrja u  akuzua për abuzime me financat në partinë e saj. Sturgeon është vënë nën hetim për të mësuar si u shpenzuan mbi 754 mijë dollarë që i ishin dhënë partisë nga aktivistë dhe ishin caktuar për fushatën e pavarësisë së Skocisë.

2 muaj më herët, u arrestua edhe bashkëshorti i saj, Peter Meller, i cili ishte drejtues ekzekutiv. Ai u arrestua dhe u mor në pyetje së bashku me  Colin Beattie, që kishte detyrën e menaxhimit të financave të partisë.  Më pas u lanë të lirë, në varësi të hetimeve.

 icola Sturgeon shërbeu si kryeministre e  Skocisë për tetë vjet.

Dorëheqja e sa erdhi më 15 shkurt kur tha se e dinte se në mendje dhe në zemër ai ishte momenti për të lënë politikën. Ajo është kryeministrja më jetëgjatë dhe gruaja e parë që mbajti këtë post.

Ora 19:40
U arrestua pak orë më parë për abuzim me fondet, lirohet pa asnjë akuzë ish-kryeministrja skoceze

1686505292_Capture.JPG

Ish-udhëheqësja e Partisë Kombëtare Skoceze (SNP) Nicola Sturgeon, e cila u arrestua më parë si pjesë e një hetimi për financimin e partisë, është liruar pa akuzë ndërsa hetimi vazhdon.

Ish-kryeministrja Sturgeon u pyet nga autoritetet se çfarë ka ndodhur me 500 mijë paundë donacione që i janë dhënë partisë së saj nga aktivistë të pavarur përgjatë dy viteve të fundit.

G.MO//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Edi: 11/06/2023 19:13

    Terheqte kemben zvarre per keta tanet, te te gjitha ngjyrave e kraheve! ????

    Përgjigju
  • Çudi: 11/06/2023 18:31

    Çudi si nuk emigrojnë këta politikanët e huaj në Shqipëri??? Ka shumë

    Përgjigju
  • Turi: 11/06/2023 18:12

    Hahahah per kaq pak e kane ven ne hetim ? Merni pak shembull nga ne qe per miliona € asnje nuk hetohet jemi shume vend tolerant persa i perket korrupsionit te politikaneve por mos harro se nese te kapin per vjedhje domatesh e hengre nuk del dot nga burgu shtet jo llafe ????????????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?