Kujtim Demiri

Blinte fëmijë dhe i nxirrte për të lypur, arrestohet në Greqi Kujtim Demiri! I dënuar me 14 vjet burg

25 Prill 2023, 13:45| Përditesimi: 25 Prill 2023, 14:47

  • Share

Është arrestuar në Greqi Kujtim Demiri, i dënuar nga ish-Gjykata e Krimeve të Rënda në Shqipëri me 14 vite burg.

Zyra e kërkimit pranë Policisë së Tiranës, e cila në bashkëpunim me Europol arritën që të gjurmojnë në Athinë në shtetin fqinj 57-vjeçarin, ku është bërë dhe e mundur arrestimi i tij.

Demiri akuzohet për trafikim të të miturve dhe në përfundim të procedurave pritet që të ekstradohet në Shqipëri për tu përballur me akuzat e ngritura ndaj tij.

Më herët, Demiri bleu fëmijën për 10 mijë lekë dhe e përdori për disa vite të lypte nëpër rrugët e Greqisë.

Kujtim Demiri u shpall fajtor dhe u dënua me 14 vjet burg ndërsa ishin vetë prindërit e të miturit që treguan se bëhej fjalë për një pazar që kishin bërë me këtë person për ta nisur djalin drejt Greqisë dhe që djali i tyre do të punonte dhe do tu sillte të ardhura edhe atyre.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?