Fran Frrokaj

Akuzohet për tjetërsim pronash, ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj merret sërish i pandehur

12 Dhjetor 2023, 19:18| Përditesimi: 12 Dhjetor 2023, 19:39

  • Share

Ish-kryebashkiaku i Lezhës Fran Frrokaj është marrë sërish i pandehur nga prokuroria për tjetërsim pronash në zonën Kune-Vain-Tale.

Bëhet fjalë për një procedim penal të nisur që prej vitit 2017-të, pas një kallëzimi të shtetasit Ardian Mlika, i cili vuri në lëvizje organin e akuzës. Nga hetimi disavjeçar ka rezultuar se punonjës të administrates mes të cilëve dhe Fran Frrokaj në atë kohë ish-kryetar i Komunës Shënkoll kanë favorizuar regjistrimin e 82 pasurive të paluajtshme për disa përsona të cilët kanë përfituar në mënyre të paligjshme prona shtetërore përmes përgatitjes së AMTP-ve shtesë dhe të falsifikuara, duke i shitur më pas dhe tek përsonat e tjera.

Këto prona janë vënë në sekuestro preventive, ndërsa dosja penale është dërguar për gjykim në Gjykatën e Lezhës dhe ndaj ish-kryebashkiakut është ngritur akuza e "Shpërdorimit të Detyrës". Seanca e parë paraprake nuk u zhvillua për shkak të mungesës së palëve, duke detyruar gjyqtarin Elvis Sulejmani që ta shtyjë për në muajin janar të vitit të ardhshëm.

Në përfundim të hetimeve Fran Frrokaj është i vetmi ish-zyrtar i marrë i pandehur në lidhje me këtë çështje, pasi për persona të tjerë përgjegjës vepra penale është parashkruar për shkak të tejkalimit të afeteve të kryerjes së saj.

Kjo është çështja e 3 penale që do të gjykohet për tjetërsim pronash në bregdetin e Lezhës, ku njëra prej tyre ka përfunduar dhe personat përgjegjës përfshirë dhe ish-zyrtarë mes të cilëve dhe Fran Frrokaj janë dënuar me burg, ndërsa një çështje tjetër e ngjashme është në gjykim në Gjykatën Speciale Kundër Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit me të pandehur disa persona.

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • XXX: 13/12/2023 17:54

    Ne jemi te prire we kur tjetri ka nje fatkeqesi i turremi per ta nxire me keq.Se si ka qene i jati e se si eshte vllaj ,une nuk kam njohuri,por ne rastin konkret nuk ka lidhje me veprimet e ish kryebashkiakut.FRAN Frroku njihet ne opinion si njeri korrekt dhe kam bindjen se nuk eshte futur ne rrugen e korrupsionit e fitimit te pa rregullt.Mundet qe te mos jete thelluar e te kete besuar vartesve te tij te korruptuar.

    Përgjigju
  • Lezha: 13/12/2023 01:06

    Akoma nuk ja kan tret qelsat te birit te Gjon Frrokut, babeb spiun e hajdut, te vellain kriminel i denuar per jete ne burgjet italiane, e ky nje i degjeneruar qe nuk ka lene fukara pa i rene ne qafte. Faeziiiiiiiiiiii e

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?