Dani Alves

Akuzohet për sulm seksual ndaj të resë në Barcelonë, lihet në burg Dani Alves! Gjykata: Mund të tentojë arratisjen

21 Shkurt 2023, 14:44| Përditesimi: 21 Shkurt 2023, 14:48

  • Share

Një gjykatë spanjolle hodhi poshtë kërkesën e futbollistit brazilian Dani Alves për t'u liruar nga paraburgimi, ndërsa hetimi mbi një sulm seksual në një klub nate të Barcelonës vazhdon.

39-vjeçari, i cili ka mohuar çdo akuzë, u burgos në paraburgim pa kusht më 20 janar pasi një e re spanjolle paraqiti një ankesë muajin e kaluar për një ngjarje në klubin e natës në qendër të qytetit. Policia po heton dhe çështja mbetet e hapur për veprën penale të sulmit seksual.

Avokati i Alves kishte kërkuar që ai të lirohej me kusht nëse dorëzonte pasaportën dhe mbante një etiketë elektronike, me argumentin se kishte lidhje familjare në Spanjë.

Megjithatë, gjykata i hodhi poshtë argumentet dhe e urdhëroi atë të qëndronte në paraburgim në burgun Brians 2 në periferi të Barcelonës.

"Ekziston një rrezik i lartë për t'u arratisur pasi... dënimi i rëndë me të cilin përballet në këtë çështje, provat e forta të keqbërjes dhe fuqia e tij ekonomike do të bënin të mundur që ai të largohej nga Spanja në çdo kohë,"-thuhet në vendimin e gjykatës.

Rasti ka tërhequr vëmendje të konsiderueshme në Spanjë, për shkak të profilit të Alves. Në Spanjë, një pretendim për përdhunim hetohet nën akuzën e përgjithshme për sulm seksual dhe dënimet mund të çojnë në burgim nga katër deri në 15 vjet.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Shqipëria luan ndaj Italisë sfidën e parë në Euro 2024, kush fiton?