Robinho

I dënuar për përdhunimin e vajzës shqiptare, përgjimet fundosin ish-sulmuesin e Milanit

15 Qershor 2023, 11:48| Përditesimi: 15 Qershor 2023, 11:56

  • Share

Ish-sulmuesi i Milanit, Robinho është nën akuzë për përdhunimin e një vajze shqiptare në 2013 në Itali. Portali brazilian “UOL Esporte” ka publikuar këtë të enjte disa audio-përgjime që datojnë në vitin 2014, kur policia italiane kishte nisur të përgjonte telefonatat e ish-lojtarit të Milanit dhe Real Madridit pas denoncimit për përdhunim të bërë një vit më parë.

Akuzat çuan gjykatën e Milanos ta dënojë sulmuesin me 9 vjet burgim. Robinho, në këto biseda telefonike, rikujton atë natë kur së bashku me një grup shokësh dhunoi një vajzë shqiptare.

“Asgjë nuk do të ndodhë. Ishte më shumë se një vit më parë dhe ajo ishte plotësisht e dehur”, dëgjohet duke thënë braziliani në telefon. “Ajo as nuk e di kush jam unë. Nëse më thërret policia, do të them që nuk e kam prekur kurrë atë grua”, vijon më tej Robinho.

Bisedat telefonike bëhen më serioze më vonë, teksa shqetësimi shtohet, mbi të gjitha nga frika se “gruaja mund të jetë shtatzënë” dhe se rasti “mund të përfundojë në media”.

Në vazhdim ndryshojnë edhe versionet e Robinhos, nga “nuk bëra asgjë” në “thjesht bëra seks oral dhe u largova, të tjerët qëndruan atje. Ata që kanë bërë seks me të janë tashmë në Brazil”, dëgjohet Robinho duke folur në telefon. Kujtojmë se megjithëse ai është i dënuar me 9 vite burgim në Itali, ish-sulmuesi vijon të shijojë lirinë në Brazil.

 

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?