Akuzohet për pastrim parash, i sekuestrohen pronat biznesmenit në Shkodër, shoqëri tregtare, 97 automjete e llogari bankare! Gruaja i bleu jahtin 300 mijë euro (EMRI)

18 Prill, 09:08| Përditesimi: 18 Prill, 18:45

  • Share

Prokuroria e Shkodrës sekuestruar pasuritë e shtetasit Ago Gjolaj, si dhe personave të lidhur me të, pasi akuzohet për veprën penale të ‘Pastrimi i Produkteve të veprës penale’.

Sipas Prokurorisë, pas hetimeve të kryera ka rezultuar se biznesmeni Gjolaj është marrë me kontrabandimin dhe tregtimin e mallrave kontrabandë, si dhe është evidentuar si pjesëmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike. Gjithashtu, sipas prokurorisë pasuritë e tij dhe të familjarëve të tij nuk justifikohen nga pikëpamja ekonomike.

Prokuroria e Shkodrës ka regjistruar një procedim penal ndaj Ago Gjolajt pas referimit nga DVP e Shkodrës, e cila ishte vënë në dijeni nga Interpol Tirana, për veprën penale të ‘Pastrimi i produkteve të veprës penale’.

'Kjo prokurori, ka regjistruar procedimin penal nr.1042 datë 27 Korrik 2017 për kryerjen e veprës penale “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale” parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal. Nga shqyrtimi i materialit kallëzues referuar nga Drejtoria e Përgjithshme për Policinë e Shtetit rezulton se në bazë të informacioneve dhe dokumentacionit të administruar bazuar në ligjin nr.108 datë 31.07.2014 “Për Policinë e Shtetit”, i ndryshuar, rezulton se shtetasi Ago Gjolaj, ka dyshime se merret me kontrabandimin dhe tregtimin e mallrave kontrabandë si dhe është evidentuar si pjesëmarrës në grup kriminal që merret me trafikimin e lëndëve narkotike', thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Sonela Gjolaj, bashkëshortja e biznesmenit, më datë 12 prill 2018 ka nënshkruar kontratë për blerjen e një jahti me vlerë 300 mijë euro prej një shtetasi malazez S.J., i përfshirë në veprimtari kriminale dhe pastrim parash.

...'pas referimit nga Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër, e cila është vënë në dijeni nga Zyra Kombëtare Interpol Tirana, se autoritetet e Malit të Zi kanë qenë duke hetuar shtetasen shqiptare Sonela Gjolaj, subjekt i lidhur me shtetasin A.Gj, pasi më datë 12.04.2018, ajo ka nënshkruar një kontratë për blerjen e një jahti luksoz me vlerë 300,000 (treqind mijë) euro nga shtetasi malazez S.J, i përfshirë në veprimtari kriminale dhe pastrim parash', vijon më tej njoftimi.

Pasuritë e sekuestruar të Ago Gjolajt dhe të shtetasve të lidhur me të:

1. Shoqëria tregtare “B.M” SHPK, me Nipt: K68404706Q;
2. Pasuritë e paluajtshme në pronësi të shoqërisë “B.M” SHPK, konkretisht, pasuria nr. 1155/8 ND2+N2, vol.28, fq.58, ZK.2105, Show Room, me sipërfaqe 199 m2; pasuria nr.1345/1, vol.10, fq.176, ZK.2221 indeks harte k-34-63 (95-D), adresa Koplik i sipërm, Rr.1, Malësi e Madhe dhe pasuria nr.37/4, vol.6, fq.69, ZK.1977;
3. 97 automjete në pronësi të shoqërisë “B.M” Shpk;
4. Gjendja aktuale në të gjitha llogaritë bankare (llogari rrjedhëse/depozita) në të gjithë bankat e nivelit të dytë në Republikën e Shqipërisë në emër të shtetasit A.Gj, shtetases S.Gj, si dhe të shoqërisë “B.M” SHPK;

 

Njoftimi i prokurorisë Shkodër 

Ora 10:16
Biznesmenit Ago Gjolaj i sekuestrohet biznesi në Koplik, Report Tv sjell pamjet

Report Tv sjell pamjet e kompanisë B.M – Group në pronësi të biznesmenit Ago Gjolaj në Koplik të Malësisë së Madhe e cila u vendos në sekuestro nga prokuroria e Shkodrës.

Kush eshte aktiviteti i shoqerise

Shoqëria merret me tregtim mallrash te ndryshem industriale Pije energjike , alkolike dhe distribucione te tyre me shumice dhe pakice,ushqimore,fruta perime,tregtim automjetesh te çdo marke dhe tonazhi e pjese kembimi,eksport-import,tregtim makinerish te ndryshme dhe pajisje industriale dhe materiale ne fushen e ndertimit,pllaka,sanitare,hidraulike,qeramike,hidrosanitare,pr odhim duralumini dhe tregtim i tyre,tregtim bimesh medicinale e drusore eksport-import. Eksport-perpunim kafe,sheqeri,mielli,orizi,mishi etj.elektroshtepiake artikuj eksport -importi-lende ndertimi eksport-import,komplekse blektorale e bujqesore si shpend vica derra etj,artikuj fruta e perime eksport-import ,turizem,argjendari,bizhuteri.prodhim uji. Sherbime ndermjetesimi. Huadhenie.

G.K//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Po toma: 18/04/2024 12:51

    Po tom doshi kontrabandisti nr 1 i malesiae se madhe pse nuk hetohet apo i zgjidhni me mil edhe ketu

    Përgjigju
  • Shteti: 18/04/2024 09:58

    Te paret thoshin: Nqs shteti do te kafshon fort edhe sikur nje dhemb ti ket ngelur ne goje.

    Përgjigju
  • Faiku: 18/04/2024 09:48

    AGO GJOLAJ apo AGO YMERI?

    Përgjigju
    • Ngelsi: 18/04/2024 22:29

      Pyt Kujtimin ... Ish Shefin e komisariatit

  • kuqo: 18/04/2024 09:38

    Ja sekuestrojme para zgjedhjeve, i lypim ndihme per zgjedhje, dhe ja leshojme sekuestron mbas zgjedhjeve. Gjejeni per cilen parti i lypet vjedhja.

    Përgjigju
    • Ta rras Bulba: 18/04/2024 12:48

      T'kuqt?!

  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?