Pallati i Bardhë i partisë VMRO-DPMNE në Maqedoni

Akuzohet për pastrim parash, prokuroria bllokon 69 objekte të partisë opozitare në Maqedoni

1 Nëntor 2018, 19:21| Përditesimi: 1 Nëntor 2018, 19:31

  • Share

Prokuroria ka urdhëruar bllokimin e 69 objekteve të partisë VMRO-DPMNE në Maqedoni, shkak është pastrimi i parave përmes buxhetit të partisë.

Pallati i Bardhë i partisë VMRO-DPMNE është bllokuar me urdhër të gjykatës. Gjykata penale përveç selisë së partisë vendosi të bllokojë edhe 68 shtabet e partisë opozitare në mbarë vendin, të dyshuar janë 14 persona.

Bllokimi i pasurive të partisë VMRO-DPMNE vjen si rrjedhojë e hetimeve të rastit “Talir” për të cilën prokuroria dyshon se përmes buxhetit të partisë ka bërë pastrim parash. Pallati i bardh i VMRO-DPMNE vlerësohet rreth 14 milion euro ndërsa pasuri të tjera në qytete të ndryshme të Maqedonisë rreth 3.5 milion euro.

Vendimi i gjykatës për ngrirjen e pasurive është ankimuar nga zyrtarë tw VMRO-DPMNE në gjykatën e apelit.

Në urdhrin e prokurorisë theksohet se ekzistojnë dy arsye pse kanë kërkuar bllokimin e pasurisë së partisë. E para është paralajmërimi i kryetarit të VMRO-DPMNE-së Hristijan Mickovski se ekziston mundësia se selia e partisë të shitet ose të jepet me qira. Arsyeja e dytë është shitja e një banese në Kisella Vodë në fillim të vitit, në vlerë prej 100 mijë eurove.

Dëshmitë e Prokurorisë thonë se nga viti 2009 deri në vitin 2015, kryetari i atëhershëm i partisë, Nikolla Gruevski ka pranuar mjete të paligjshme për financimin e partisë në vlerë prej rreth 5 milionë euro. Janë lidhur 78 kontrata për blerjen e pasurisë së patundshme. Paratë e paligjshme janë derdhur në arkën e partisë përmes fletëpagesave në bankë si donacion. Fletëpagesat janë shkruar nga i njëjti dorëshkrim dhe janë paguar në afat prej 20 deri 30 sekondave.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?