Akuzohet për mashtrim me kriptomonedhat, shtyhet sërish seanca për ekstradimin e Faruk Ozer! Avokati kërkon përjashtimin e gjyqtarit të çështjes

10 Nëntor 2022, 14:40| Përditesimi: 10 Nëntor 2022, 19:15

  • Share

ELBASAN- U shty për të tretën herë seanca gjyqësore ndaj bosit turk të kriptomonedhave Faruk Fatih Özer. Shkak u bë kërkesa nga avokati për përjashtimin e gjyqtarit. Edhe pse Prokuroria dha konkluzionet përfundimtare sot, gjyqtari e pati të pamundur të  shprehet, të paktën  derisa te shqyrtohet kërkesa për përjashtimin e tij. Seanca e sotme  shoqërua me tensione dhe tone të ashpra mes palëve, ndërsa ajo zgjati të paktën 90-të minuta. Pas përfundimit të seancës se sotme  avokati i 28-vjecarin turk nuk pranoi të prononcohej për median.

Në fund të seancës së sotme gjyqtari Elis Dine shpjegoi arsyet e shtyrjes së gjyqit dhe dy argumentet që paraqiti pala mbrojtëse për përjashtimin e tij.

Seanca e radhës gjyqësore për shtetasin turk do të mbahet ditën e hënë më 14 nëntor.

Faruk Ozer u kap në 30 gusht të këtij viti pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar për mashtrimin me kriptomonedhat ndaj disa shtetasve turk.

Si u kap në Shqipëri
SHISH dhe Forcat Operacionale ndoqën për 5 javë Faruk Ozerin dhe dy shqiptarët. Report TV mëson se jetesa e tij shtrihej me Elbasanit dhe resortit luksoz në Palasë. Për disa javë, Ozer ka shijuar plazhin e jugut në vend duke ndryshuar edhe pamje për të mos u njohur, me flokë të qethura dhe me mjekër.  Ozer është identifikuar nga gjurmët e gishtërinjve që linte teksa pushonte në ambientet e plazhit luksoz. Bashkë me 28-vjeçarin u kap në Palasë të Himarës e bashkë me të u arrestua edhe Edevaldo Haxhiu, nipi i presidentit të Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka që akuzohet se e ndihmonte të shumëkërkuarin që t’i fshihej autoriteteve.

Në shoqërinë e tyre –thonë burimet policore - ishte dhe një person i tretë, i arrestuar, shqiptar nga Tirana, Briken Shkëmbi, 36-vjeç. Bosi i kriptomonedhave fshihej prej 4 muajsh në një banesë me qira në Elbasan, jo në emër të tij të cilën dyshohet se ia kishte siguruar Edevaldo Haxhiu. 

Skema e mashtrimit
Faruk Ozer i arratisur prej muajit prill të vitit 2021 akuzohet në Turqi se në bashkëpunim me persona të tjerë ngriti një skemë mashtrimi nëpërmjet krijimit dhe shitjes së monedhave virtuale përmes kompanisë që vetë ai themeloi duke mashtruar rreth 400 mijë persona që investuan në platformën e tij, tashmë të mbyllur. 

Autoritetet atje i bllokuan llogaritë bankare të kompanisë THodex ku iu gjetën 16 milionë lira. Sipas mediave turke, në momentin që është arratisur nga vendi, Faruk Ozer kishte me vete një server ku mbahen 108 milion dollar në formë kriptomonedhash. Në Turqi janë arrestuar disa bashkëpunëtorë të 28-vjeçarit me akuzën e mashtrimit.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?