Trajneri i Realit Carlo Ancelotti

Akuzohet për mashtrim fiskal, prokuroria e Madridit kërkon 4 vite e 9 muaj burg për Ancelottin

6 Mars, 11:29| Përditesimi: 6 Mars, 11:31

  • Share

Nuk ka qetësi për Carlo Ancelottin edhe pse rezultatet në fushë kanë qenë mjaft të mira. Mediat në Spanjë shkruajnë se prokuroria provinciale e Madridit ka kërkuar 4 vite e 9 muaj burg për italianin, i cili akuzohet më mashtrim fiskal

Bëhet me dije se shuma që akuzohet Ancelotti se ka fshehur është pak më shumë se 1 milionë euro, ndërsa ky mashtrim fiskal ka ndodhur në periudhën 2014-2015, në aventurën e parë të italianit në krye të Real Madrid.

Ky lajm vjen pak orë para se Real Madrid të zbresë në fushë për ndeshjen e Champions League kundër Leipzig, ndërsa këto para nuk kanë të bëjnë me pagën, por me të drejtën e imazhit, që Ancelotti sipas prokurorisë ua ka lënë ta menaxhojnë disa kompani fantazëm.

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?