Kryebashkiaku Qerim Ismailaj

Akuzohet për falsifikimin e formularit të dekriminalizimit, SPAK kërkon 1 vit burg për kryebashkiakun e Mallakastrës Qerim Ismailaj

19 Tetor 2022, 15:42| Përditesimi: 19 Tetor 2022, 16:12

  • Share

Prokuroria e Posaçme Anti-korrupsion ka kërkuar 1 vit burg për kryebashkiakun e Mallakastrës, Qerim Ismailajn, i cili akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. Gazetari i Report Tv, Arsen Rusta raporton se Ismailaj nuk ka qenë i pranishëm në seancën e ditës së sotme, por është përfaqësuar nga avokati i tij.

Më 1 nëntor GJKKO vendosi të marrë të pandehur Qerim Ismailaj, kryebashkiaku Mallakastrës pasi kishte fshehur një dënim me 3 vite burg në Greqi, të ndodhur 21 vite parë. Kryebashkiaku Ismaili akuzohet për falsifikim të formularit të dekriminalizimit. 

Qerimaj u denoncua nga PD, ndërsa letër-porosia e autoriteteve greke zbuloi dënimin e dhënë për ngjarjen e vitit 1999 për rrahje ndaj një personi. Nga përgjigja e letër porosisë greke rezulton se Ismailaj ka patur dijeni për procedimin ndaj tij dhe ka firmosur dokumenta tek pala greke. Ndërsa publikisht ka deklaruar se s’ka patur dijeni dhe është proceduar në mungesë. Në rast të gjetjes fajtor dhe dënimit Qerim Ismailaj humb mandatin e kryebashkiakut.

Me ndryshimet ligjore dhe ngritjen e SPAK, ky është zyrtari i parë i cili nga ligji i dekriminalizimit merret i pandehur nga SPAK, ndërsa më herët kanë qenë Prokuroria e Tiranës.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Kik: 19/10/2022 17:12

    Mbylli miljona gjygjet dhe kerkoj denime se mori leket e tij sa turp per ligjin dekrimamlzimir

    Përgjigju
  • Aspak: 19/10/2022 16:18

    Prisni edhe pak sa te mbaroj mandatin se ka dhe ca tendera per te vjedhur.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?