Foto ilustruese

Akuzohet për drogë në Angli, Prokuroria e Tiranës kërkon konfiskim të pasurive të Selami Durakut

15 Mars 2023, 13:36| Përditesimi: 15 Mars 2023, 13:56

  • Share

TIRANË- Prokuroria e Tiranës ka kërkuar konfiskimin e pasuisë së Selami Duraku dhe familjarëve të tij. Sipas njoftimit për media, Prokuroria sqaron se pasuritë e tij vijnë si rrjedhojë e veprimtarive kriminale.

Prokuroria kërkon konfiskimin e 2 apartamenteve e 2 garazheve të Selami Durakut në Tiranë

Duraku është në proces gjyqësor në Angli pasi ka qenë i arrestuar nga policia e Leicestershire/Mbretëri e Bashkuar, për veprën penale "Prodhim dhe shitje e lëndëve narkotike".

Prokuroria e Tirans kërkon:

  • - Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 103.20 m2, në rrugën Aleksandër Moisiu, Tiranë.
  • - Pasuri e llojit apartament, me sipërfaqe 100 m2, në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë.
  • - Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 17.20 m2, në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë.
  • - Pasuri e llojit garazh, me sipërfaqe 17.40 m2, në rrugën Aleksander Moisiu, Tiranë.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?