Akuzohet për 2 vrasje dhe grup kriminal, Apeli mbyll në qeli Orges Bilbilin, mikun e Haxhiut

27 Gusht 2020, 11:32| Përditesimi: 27 Gusht 2020, 15:11

  • Share

Orgest Bilbili, miku i ngushtë i Laert Haxhiun të dy të akuzuar për vrasjen e Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi, është lënë në masën e arrestit në burg. Masa e sigurisë është dhënë ditën e djeshme nga Gjykata e Posaçme e Apelit, e cila ka miratuar vendimin e shkallës së parë, duke mbyllur në qeli Bilbilin.

Bilbili së bashku me Laert Haxhiun dhe disa persona të tjerë akuzohen për vrasjen e Jurgen Hoxha dhe Zamir Latifi si dhe tentativën e vrasjes së Xhulio Shkurtit, nipit të Alfred Shkurtit, ose siç njihet ndryshe në Lushnjë Aldo Bare. Veç akuzës së vrasjes në rrethana cilësuese të një ose më shumë personave, Bilbili akuzohet për “Kryerjen e veprave penale në kuadër të grupit kriminal”.

Gjithashtu Bilbili, akuzohet dhe për veprën penale të “Mbajtjes pa lejë të armëve“ dhe tentativën e vrasjes së efektivit që e arrestoi në zonën e Xhamllikut në Tiranë. Në përpjekje për tu larguar, Bilbili mbeti i plagosur pasi u qëllua nga punonjësi i policisë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?