U akuzua nga e bija se e ngacmoi, gjykata e Korçës e lë në burg, babai: S'e preka! Konsumova drogë, s'isha i vetëdijshëm

16 Maj 2020, 11:07| Përditesimi: 16 Maj 2020, 12:15

  • Share

Gjykata e Korçës ka vendosur arrest me burg për babain që ngacmoi seksualisht vajzën, ndërsa 37-vjeçari ka mohuar akuzat. Seanca sot u zhvillua me dyer te mbyllura, prokuroria i ka kërkuar gjykatës që deri në përfundim të proçesit të qëndrojë i izoluar në burg. Nga ana e avokatit mbrojtës i është kërkuar prokurorisë të thellojë hetimet dhe të bëhet ekspertiza e bisedave erotike të regjistruara nga 18-vjeçarja mesanatën e 12 majit.

Po ashtu, mbrojtja kërkoi që për të akuzuarin dhe vajzën e tij të bëhen ekzaminimet dhe analizat përkatëse, për të vërtetuar nëse kanë konsumuar ose jo lendë narkotike. I akuzuari për ngacmin seksual ndaj vajzës ka mohuar para gjykatës akuzat, duke deklaruar se mbrëmjen e 12 majit ka konsumuar lëndë narkotike në sasi të madhe dhe nuk ka qene i vetëdijshem. Ai nuk pranoi se ka prekur me dorë vajzën e tij, por ka mohuar dhe bisedat erotike me të bijën.

Avokati mbrojtës i kërkoi gjykatës një masë më të lehtë sigurie se ajo që kërkoi prokuroria, ndërsa gjykata vendosi ta lërë në burg Rudolf Merollin, i cili akuzohet për ngacmim seksual me vajzën e tij 18-vjecare. Denoncimin për ngacmim seksual e ka bërë vajza 18-vjeçare, e cila ka rregjistruar me audio momentin kur i ati ka tentuar ta bindë për të kryer marrëdhënie seksuale. Sakaq e ëma e vajzës dhe gruaja e të akuzuarit thotë se 37-vjeçari e ka dhunuar dhe kjo ishte arsyeja përse u ndanë. Sipas saj në dy raste ai ka kryer edhe burg, pasi ka qenë një person problematik.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?