Akuzohen për vrasjen e kryekomunarit të Velipojës, Pashko Ujka, Gjykata i lë në burg deri më 3 janar

4 Dhjetor 2021, 15:11| Përditesimi: 4 Dhjetor 2021, 16:08

  • Share

Kristian Kelmendi dhe Marjan Kola, i pari i akuzuar si vrasësi i ish-kreut të Komunës së Velipojës, Pashko Ujka dhe i dyti si person që është i përfshirë apo ka dijeni mbi vrasjen, janë lënë në burg deri më 3 janar.

Ky është vendimi i Gjykatës së Shkodrës sot. Avokatët mbrojtës kanë kërkuar lirimin e të ndaluarve pasi sipas tyre nuk ka prova që fajësojnë klientët e tyre. Gjykata pasi shqyrtoi provat vendosi 'arrest me burg' me afat 30 ditë deri në shqyrtimin e kamerave të sigurisë të poligonit në Kosovë.

Gjyqtarja Izabela Radovani ka dhënë afat deri më 3 janar duke kërkuar t'i vihen në dispozicion kamerat e doganës, poligonit të qitjes në Prishtinë dhe përgjigjet e laboratorit kriminalistik për gjurmët e barutit. Kristian Kelmendi ka deklaruar në gjykatë se njihej me familjen e Pashko Ujkës dhe kishte patur shoqëri me të birin.


Lajmi kryesor:

Ekzekutimi i ish-kryekomunarit të Velipojës, burg për 2 të akuzuarit! Autori i dyshuar në gjykatë: S'jam vrasësi, isha në Kosovë! Gjykatësja: Afat deri në 3 janar për kamerat e doganës dhe poligonit në Prishtinë


K.T.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni funksionimin e Gjykatave dhe Prokurorive në qarqe?