Ardian Çapja

Kronikë

Akuzohen për vrasje në bashkëpunim të babë e bir në Elbasan, GJKKO nis gjyqin ndaj Ardian Çapjes dhe 3 të tjerëve! Ndahet dosja për Florenc Çapjan dhe Ervis Bardhin

16 Korrik 2021, 12:10| Përditesimi: 16 Korrik 2021, 10:18

  • Share

Gjykata e Posaçme ka kaluar në gjykim dosjen ndaj Ardian Çapjes, Klajdi Dokolit, Etjen Canit dhe Jorgo Lekut për akuzën e vrasjes së dyfishtë në Elbasan në vitin 2012 Gentian e Nezir Beqiri, babë e bir.

Gjithashtu, gjykata ndau dosjen për dy të pandehurit e tjerë, Florenc Çapjan dhe Ervis Bardhin për shkak se janë në mungesë. Ata janë të arrestuar, Florenc Çapja në Emiratet e Bashkuara Arabe, ku ka kërkuar azil dhe Ervis Bardhi në Greqi.

Ardian Çapja u arrestua mëngjesin e 29 marsit, ndërsa vrasja në gusht të 2012, e Gentian dhe Nezir Beqirit, është një ndër dosjet penale më të rëndësishme që kanë në duar prokurorët e Elbasanit, e cila që prej muajit dhjetor 2020, u kthye nga gjykata e këtij qyteti, për plotësim hetimi. 

Si ndodhi vrasja e Gentian dhe Nezir Beqirit? Ata u vranë në banesën e tyre, ku Gentian Beqiri allias Ardian Meta ishte në ‘arrest shtëpie’ dhe ruhej me dy policë në derën e shtëpisë, pasi akuzohej si  autor i vrasjes së biznesmenit të njohur Sokol Çapja, ngjarje kjo e ndodhur në dhjetor të vitit 2005, i cili dyshohet se u pagua nga fisi i Çelajve. Vrasja e Gentian Beqirit, është kryer në ambientet e brendshme të banesës së tij, që ndodhet në lagjen “Sporti i vjetër” në Elbasan, ku teksa qëndronte i shtrirë në krevat pasi ishte i paralizuar është qëlluar për vdekje me 7 plumba të një pistolete me silenciator dhe më pas mbytën edhe babanë e tij Nezir Beqiri. Kjo ndodhi ndërkohë që jashtë derës së shtëpisë ruanin dy efektivat e policisë, të cilët u akuzuan më pas për “Shpërdorim detyre”. Të arrestuar për këtë ngjarje janë i penduari dhe bashkëpunëtori i drejtësisë Ervis Bardhi, Olsi Leku, Etjen Cani, Klajdi Dokoli.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?