Akuzohen për spiunazh, Norvegjia dëbon 15 zyrtarë të ambasadës ruse

13 Prill 2023, 21:05| Përditesimi: 13 Prill 2023, 21:07

  • Share

 

Norvegjia ka dëbuar 15 zyrtarë të ambasadës ruse për të cilët ministria e Jashtme tha të enjten se ishin oficerë të inteligjencës që vepronin nën mbulesën e pozicioneve diplomatike.

Ambasada ruse në Oslo i tha Reuters se vendimi i Norvegjisë ishte një tjetër hap jashtëzakonisht jomiqësor, i cili do të ketë një përgjigje.

Rreth 40 diplomatë rusë janë aktualisht të akredituar në Oslo, kështu që dëbimet arrijnë në më shumë se një të tretën e numrit të tyre.


Lajmi kryesor:

Lufta/ Gjermania autorizon Poloninë të dorëzojë pesë avionë luftarakë Mig-29 në Kiev! Norvegjia dëbon 15 diplomatë të Moskës! BE sanksionon grupin ‘Wagner’


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?