Kryebashkiaku i Stambollit, Ekrem Imamoglu

Akuzë e re ndaj kryebashkiakut të Stambollit para zgjedhjeve presidenciale në Turqi! Kundërshtari i Erdogan rrezikon deri në 7 vite burg

11 Janar 2023, 20:15| Përditesimi: 11 Janar 2023, 20:30

  • Share

Një padi e re është ngritur ndaj Ekrem Imamoglu kryetarit të Bashkisë Metropolitane të Stambollit. Tashmë me akuzën e re të ngritur ndaj tij, kryebashkiaku i Stambollit rrezikon të dënohet nga 3 deri në 7 vite burg. Ai akuzohet se ka shkelur rregullat për dhënien e një tenderi ndaj një kompanie që nuk kishte përmbushur kushtet.

Procesi nisi me një hetim nga Ministria e Brendshme në lidhje me mandatin e İmamoğlu si kryetar i bashkisë Beylikdüzü. Objekt hetimi ishte një tender i mbajtur më 29 dhjetor 2015.  Ndaj 7 personave, mes tyre edhe İmamoğlu, është ngritur aktakuzë për shkeljen e rregullave në tender dhe kërkohet dënimi i tij me burg nga 3 deri në 7 vjet. Seanca e parë e çështjes do të mbahet më 15 qershor.

Pas akuzave të ngritura ndaj Imamoglu vetëm disa muaj para zgjedhjeve presidenciale në Turqi mijëra protestues mbushën rrugët e Stambollit duke kërkuar lirimin e tij. Sipas analistëve opozitarë në Turqi, akuzat e ngritura ndaj Imamoglu ishin politike pasi ky i fundit shihet si kundërshtari më i fortë përballë Erdogan. Ndërsa presidenti turk tha se nuk kishte gisht në akuzat e ngritura ndaj Imamoglu dhe bëri thirrje që autoritetet të hetonin çështjen deri në fund.

B.V/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?