Ministria e Brendshme ka çuar në Apel padinë ndaj Partisë Demokratike, lidhur me akuzat, të artikuluara në 2019, për tenderin e uniformave të Policisë, që u cilësua si 'aferë korruptive ku u favorizua klienti i qeverisë në vlerën 1 000 000 lekë'.
Ministria paditi PD, duke i kërkuar të përgënjeshtrojë në të gjitha mediat deklaratën publike, që sipas tyre është shpifje dhe të paguajnë shpenzimet gjyqësore të këtij gjykimi, por kjo çështje u pushua nga Gjykata e shkallës së parë më 23 mars të këtij viti.
Ky pushim i çështjes nuk është pranuar nga Ministria e Brendshme, e cila e ka çuar padinë në Apel, me të njëjtat kërkesa: Detyrimin që të përgënjeshtrojnë deklaratat e bëra duke publikuar në mediat kryesore në vend, me shpenzimet e tyre, vendimin e Gjykatës. Detyrimin e palëve të paditura që të paguajnë shpenzimet gjyqësore të këtij gjykimi
Ditën e nesërme do të hidhet shorti për përcaktimin e relatorit të kësaj çështje.