Akuzat për shtesën në koncesionin e Porto Romanos, 'Infrastruktura': Gati padia për shpifje PD-së

30 Prill 2020, 18:09| Përditesimi: 30 Prill 2020, 18:14

  • Share

Ministria e Infrastrukturës dhe Energjisë i është përgjigjur akuzave të Partisë Demokratike lidhur me akuzat pas miratimit në Kuvend të shtesës në kontratën koncesionare në Porto - Romano për kompaninë “porti MBM (MULTY BUOY MOORING)”. Kontrata në fjalë është për shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve të portit. Partia Demokratike akuzoi Edi Ramën po u jep oligarkëve të karburanteve dhe ndërtimit me koncesion një port privat. "Edi Rama u jep oligarkëve të karburanteve dhe ndërtimit me koncesion një port privat.

Tani, Edi Rama, me një shtesë të kontratës së koncesionit, ka vendosur që këtë port karburantesh ta kthejë në port për çdo lloj malli të menaxhuar nga këta oligarkë, njësoj si Porti i Durrësit. Koncesioni korruptiv privatizon sovranitetin shtetëror, cenon sigurinë kombëtare, dobëson luftën kundër drogës dhe trafiqeve. Porti i oligarkëve rrezikon financat publike dhe mundëson një parajsë të evazionit fiskal. Qeveria e re e PD dhe koalicionit të saj, e dalë nga vota e lirë, do ta anulojë këtë koncesion dhe do të çojë përgjegjësit para drejtësisë".

Por ministria e Infrastrukturës ka hedhur poshtë akuzat dhe pretendimet duke paralajmëruar edhe një padi ndaj PD-së."Me keqardhje për akuzat e pabaza dhe keqinterpretimet e një kontrate ekzistuese qysh prej vitit 2015. Shtesa e kontratës koncensionare ka qëllim të vetëm shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve të lira të akuatoriumit në terminalin verior edhe në argjinaturën jugore, si dhe përmirësimin e shërbimeve ndaj klientëve dhe zhvillimin e mëtejshëm të zonës së Porto Romanos.  Nga ana financiare, kjo shtesë e kontratës nuk shoqërohet me efekte shtesë për buxhetin e shtetit, përkundrazi, duke u shtuar të ardhurat e koncensionit, shtohen të ardhurat në buxhetin e shtetit nga Fee koncensionare.

Referuar nenit 13 të kontratës bazë, koncensionari i paguan autoritetit kontraktues, një tarifë koncensioni të barabartë me 2% të xhiros vjetore, që koncensionari grumbullon nga tarifat e aplikuara. Shtesa e kontratës nuk ka asnjë ndikim në çështjet e sigurisë kombëtare, pasi sipas legjislacionit në fuqi. Porti MBM në këtë aspekt nuk ka asnjë ndryshim, nga portet e tjera të vendit, përsa i përket procesit të monitorimit të anijeve. Janë të njëjtat institucione, që monirojnë anijet që hyjnë si në portin MBM, ashtu dhe portet e tjera detare të vendit. Pjesa më e madhe e këtyre institucioneve kanë zyra brenda territorit të portit, ose në afërsi të tij, pasi ky port është prej kohësh funksional" thotë ministria.

Kontrata në fjalë është për shfrytëzimin maksimal të kapaciteteve të portit. Kompania kërkoi që të shfrytëzojë 100% portin. Deri tani kompania shfrytëzonte pjesën veriore të portit për përpunimin e mjeteve lundruese që transportojnë hidrokarbure, ndërkohë më ndryshimet që u miratuan kompania do të ketë të drejtë që të shfrytëzojë pjesën jugore të portit për transport mallrash. Pra nga njëra anë hidrokarbure, ndërsa tashmë shtohet në anën jugore përpunimi i mjete lundruese që transportojnë mallra. Por sot në Kuvend kjo ka shkaktuar një polemikë mes shumicës qeverisëse.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?