Akuzat për Portin e Durrësit, Lorenc Vangjeli: Basha nuk besohet edhe kur thotë të vërtetën

14 Nëntor 2022, 20:14| Përditesimi: 14 Nëntor 2022, 21:04

  • Share

 

Për analistin Lorenc Vangjelin, ish-kryedemokrati Lulzim Basha nuk është i besueshëm edhe kur thotë të vërtetën. Komentin Vangjeli e bëri gjatë emisionit ‘Kontrast’ në Report Tv, teksa dha një përgjigje për reagimin e tij për akuzat e Sali Berishës se Basha dhe Rama kanë 40% të aksioneve.

‘Edhe për histori të tillë shikoj ish-kryetarin e opozitës kandidatin për kryeministër të djeshëm që ka shpenzuar vetëm 2 rreshta në tëiotter dhe ato të shkuara nga i phone. Mund të pohoj se Lulzim Basha nuk besohet edhe kur thotë të vërtetën. Edhe nëse kjo është e vërtetë, e vërteta e tij është shumë e vështirë për t’u besuar. Ka disa njerëz që edhe kur thotë në vërteten janë të pabesueshëm. Basha është njeri prej tyre. Në bindjen e Berishës, dhe pjesërisht ka të drejtë Bashën se sheh si pjesë të qeverisjes por si shtojcë. Në këtë pikë Berisha nuk e ka gabim që e sulmon Bashën si shtojcë të qeverisjes. Palët ulen dhe llogaritë i bëjnë në letër pa i hyrë thelbit të gjësë. Mazhoranca refuzon të bëjë transparencë të plotë. Vetëm transparenca mund të qartësojë diçka.’- u shpreh Vangjeli.


Lajmi kryesor:

Protesta e opozitës, Kadilli: Qytetarët s’besojnë se ndryshimi është Berisha, Meta dhe Basha! Nuk kanë asnjë propozim, të zgjidhet një lidership i ri


M.Q.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?