Foto ilustruese

Akuzat për përdhunim, arrestohen dy lojtarët e klubit të Premier League në Angli

24 Prill, 10:46| Përditesimi: 24 Prill, 10:47

  • Share

Dy lojtarë të Premier League në Angli janë arrestuar nën dyshimin për sulm dhe përdhunim, raporton The Sun.

Identiteti nuk bëhet i ditur, por raportohet se të dy janë 19 vjeç dhe luajnë për të njëjtin klub. The Sun bën me dije se të dy janë liruar me kusht në pritje të hetimeve të mëtejshme. Viktima e supozuar paraqiti një ankesë zyrtare menjëherë pas përdhunimit të supozuar të premten mbrëma.

Një zëdhënës i klubit tha për The Sun: “Meqë çështja është tani në duart e policisë, Klubi i Futbollit nuk do të bëjë komente të mëtejshme në këtë fazë”. Në ditët e ardhshme pritet të bëhet i ditur identiteti i tyre, pasi thuhet se ka prova që dyshja kanë përdhunuar një femër.

Premier League është përfshirë nga një sërë skandalesh seksuale të profilit të lartë. Sulmuesi i Man. United, Mason Greenwood, 22 vjeç, u pezullua në vitin 2022 pasi u arrestua për tentativë përdhunimi. Çështja më vonë u pushua dhe ai tani është në huazim te skuadra spanjolle Getafe.

Ish- mbrojtësi i Manchester Cityt, Benjamin Mendy, 29 vjeç, u lirua nga akuzat e shumta për përdhunim pas dy gjyqeve vitin e kaluar. Ai tani luan në skuadrën franceze Lorient.

S.DH/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?