Ervin Bushati

Akuzat për pasurinë/ PD-ja pyet prokurorinë e Tiranës: A e çuat dosjen Ervin Bushatit në SPAK?

22 Shkurt 2020, 19:40| Përditesimi: 22 Shkurt 2020, 19:57

  • Share

TIRANE-Partia Demokratike i ka dërguar një kërkesë prokurorisë së Tiranës ku i kërkon informacion se në cfarë faze janë hetimet për deputetin socialist Ervin Bushati. Gjithashtu, PD-ja kërkon që të dijë nga prokuroria e Tiranës nëse pas datës 19 dhjetor kur u krijua SPAK, a ka shpallur moskompetencën për t'i kaluar dosjen Prokurorisë së Posaçme, pasi Bushati është deputet.

Por si është historia e dosjes dhe për cfarë e akuzon PD-ja, Bushatin? Deputeti socialist u kallëzua nga PD në tetor të 2018 për fshehje te 7 pasurive dhe falsifikim formulari të deklarimit, ndërsa fillimisht prokuroria e Tiranës i pushoi këto hetime. PD u ankua në gjykatën e Apelit, aty ku në 13 mars të vitit të kaluar Apeli vendosi të pranojë kërkesën e PD për hetim të deputetit Bushati.

(Kliko këtu për të lexuar kërkesën e PD për prokurorin e Tiranës)

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?