Akuzat për kryetarin e Bashkisë së Elbasanit, Balla: Vetë Berisha firmosi për projektin, është 'fake news'

2 Shkurt 2021, 16:12| Përditesimi: 2 Shkurt 2021, 16:14

  • Share

Sali Berisha ka firmosur studimin dhe projektin në Bashkinë e Elbasanit, për të cilin vetë PD sot ka denoncuar kryebashkiakun Gledjan Llatja në SPAK. Kryetari i Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla tha se nga Elbasani se këto akuza janë si pasojë e përplasjeve të brendshme brenda PD-së.

"Keqardhje që punët më të rëndësishme kthehen në debate politike. Është fake news, ju ftoj që ta verifikoni në Këshillin Bashkiak të Elbasanit. Është si pasojë e debateve që kanë ata vetë brenda Partisë Demokratike.  Sali Berisha ka firmosur edhe studimin edhe projektin e zonës. Aso kohe ishte Lulzim Basha drejtues i listës së PD-së së Elbasanit. Falë një bashkëjetese që e ka karakterizuar Elbasanin vendimi ka qenë unanim.  Qytetarët e Elbasanit e dinë fare mirë që sipërfaqja e gjelbër do të shtohet. Prokuroria të hetojë. Projektin për të cilin e akuzojnë Llatjen e kanë votuar anëtraët e PD ne këshillin bashkiak të Elbasanit", tha Balla.


Lajmi kryesor:

E çuan në SPAK për 'shpërdorim detyre', kryebashkiaku i Elbasanit për Report Tv: Është inskenim, luftë politike brenda PD! S'kemi falur asnjë centimetër tokë publike


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?