Lëshonin libreza abuzive për bizneset për të përfituar para, 14 zyrtarë të Shëndetësisë në hetim nga SPAK, 2 në burg dhe 9 në arrest shtëpie (EMRAT)

16 Korrik 2020, 20:01| Përditesimi: 16 Korrik 2020, 21:59

  • Share

14 zyrtarë të strukturave shëndetësore në vend janë duke u hetuar nga SPAK pasi akuzohen se kanë abuzuar me detyrën si dhe kanë zhvilluar korrupsion pasiv. Nga personat e hetuar janë dhënë masat paraprake të sigurisë "arrest shtëpie" për 9 prej tyre, "arrest me burg" për 2 të tjerë dhe 3 po hetohen në gjendje të lirë.

Të hetuarit nga SPAK janë zyrtarë dhe punonjës të institucioneve që kanë të bëjnë më shëndetin publik, konkretisht 5 nga drejtoria rajonale e Inspektoratit Shtetëror Shëndetësore, 1 nga drejtoria rajonale e operatorit të Shërbimit të Kujdesit Shëndetësor dhe 8 nga njësitë vendore të kujdesit shëndetësore dhe qendra shëndetësore të ndryshme në Tiranë.

Ata kryenin kontrolle në subjekte të ndryshme tregtare në Tirane dhe ndonëse konstatonin shkelje, kundrejt ryshfetit plotësonin librezat e biznesit sikur nuk ishin konstatuar shkelje.

Emrat e zyrtarëve të Shëndetësisë dhe masat paraprake të sigurisë:

“Arrest me burg”: Niko Nika, Hazis Lura.

“Arrest në shtëpi”: Eda Myftari, Ihsan  Hasani, Franc Daija, Ilir Hoxha, Ornela Balla, Johana Sinani, Arjan Gjoka, Evald Bejaj.

“Pezullim të ushtrimit të detyrës”: Luiza Metani (Goduni), Diana Hysi, Marinela Sulmina  (Hysi).

Ata akuzohen për "Shpërdorim Detyre", "Korrupsion pasiv i personave që ushtrojnë funksione publik" dhe "Ushtrim i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike". 

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Spordhjak: 16/07/2020 22:09

    A ka ndonje minister, zvminister, gjyqtar qe po liron kriminelet e prokuror, ndonje drejtor te madh? Po me keto bishta do meresh or SPAK

    Përgjigju
  • Goni: 16/07/2020 21:30

    Hahahaha A pika SPAKUT me ca merret ..SPAK po na del ASPAK . turp e per faqe te zeze....hahaha

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?