Akuzat për gjimnazin 'Sami Frashëri'/ Rama përgënjeshtron PD-LSI: E keni parasysh atë shprehjen 'gënjen si derr', çdo ditë që i dëgjoj këta, kjo më vjen ndërmend

2 Nëntor 2020, 16:22| Përditesimi: 2 Nëntor 2020, 19:13

  • Share

TIRANË- Mes akuzave për gjimnazin 'Sami Frashëri' se nuk do të ndërtohet aty ku ka qenë, kryeministri Edi Rama ka publikuar një video ku hedh poshtë të gjitha akuzat. Në videon e publikuar, Rama thekson nevojën që kjo godinë duhej të shembej dhe se punimet kanë nisur për ta shndërruar atë në një godinë europiane.

Thumbat nuk i ka kursyer për kundërshtarët e tij politik.

"Populli e ka pasur një hall të madh kur ka nxjerrë shprehjen e hidhur "Gënjen si derr!" dhe çdo ditë që i dëgjoj këta e më kujtohet kjo shprehje, aq më shumë pyes veten, po çfarë vallë pret prej tyre pakica që akoma u beson këtyre derr gënjeshtarëve", shkruan Rama.

 Kryemadhi tha në një studio televizive pak ditë më parë se toka ku ishte gjimnazi i është kthyer pronarëve dhe gjimnazi "Sami Frashëri" do të ndërtohen në një zonë tjetër pranë lumit të Tiranës. Ndërkohë, sot ish- deputetja e PD-së, Jorida Tabaku denoncoi duke thënë se punimet janë ndalur, sapo janë fikur kamerat.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?