Akuzat për dënimin në Itali, KQZ i jep dritën jeshile Agron Kapllanajt

9 Janar 2023, 19:00| Përditesimi: 9 Janar 2023, 20:14

  • Share

1673291619_AgronKapllanaj.jpg

Gjatë mbledhjes së sotme KQZ ka bërë me dije se pas verifikimeve të thelluara rezulton se kandidati për deputet në zgjedhjet e 25 Prillit për Partinë Demokratike, Agron Kapllanaj, nuk ka asnjë pengesë për të ushtruar funksionin publik të deputetit. Ky vendim i marrë nga KQZ gjithashtu hedh poshtë akuzat e bëra nga Partia Demokratike e Sali Berishës kundrejt Kapllanajt, të cilët më herët u shprehën se ai nuk mund të kandidojë për kreun e Bashkisë së Mallakastrës për shkak të problemeve me ligjin në shtetin fqinj, Itali.

Kapllanaj është kandidati zyrtar i Partisë Demokratike të udhëhequr nga Enkelejd Alibeaj për Bashkinë e Mallakastrës.

“Në seancën e sotme publike të datës 09.01.2023: – Pas shqyrtimit të verifikimit të thelluar të Prokurorit të Përgjithshëm për subjektin vetëdeklarues z. Agron Faslli Kapllanaj, kandidat për deputet i propozuar nga Koalicioni “Partia Demokratike – Aleanca për Ndryshim PD-AN”, qarku Fier” dhe për subjektin vetëdeklarues z. Kleo Hekuran Murataj, kandidat për deputet i propozuar nga Partia Social Demokrate e Shqipërisë, qarku Tiranë”, u konstatua se z. Agron Kapllanaj dhe z. Kleo Murataj nuk përfshihen në kushtet e ndalimit për të ushtruar funksionin publik të deputetit.

– U plotësuan vakancat në këshillin bashkiak të Bashkisë Përmet dhe Bashkisë Dibër,

– U vendos regjstrimi i nismës ligjvënëse të zgjedhësve “Për përcaktimin e minimumit jetik”, thuhet në vendim.

Kujtojmë se në vitin 2004 ai u dënua me 2 vite burg dhe 300 euro gjobë gjykatë në Firence pasi akuzohej për vjedhje.


Lajmi kryesor:

14 maji, ja kush propozon anëtarët e KZAZ, Berisha pa anëtar! PS dhe PD nga 2 anëtarë, PSD dhe Partia e Lirisë nga 1! Anëtari i shtatë me short mes PS dhe PD


B.K./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?