Ilir Meta dhe Ylli Manjani

Akuzat ndaj kreut të SPAK, ish-ministri i Metës: Altin Dumani s’ka asnjë lidhje gjaku apo farefisnie me Nuredin Dumanin

16 Prill, 17:01| Përditesimi: 16 Prill, 17:07

  • Share

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, me partinë e Ilir Metës, ka nxjerrë zbuluar ish-kryetarin e tij të partisë, në lidhje me akuzat kundrejt kreut të SPAK, Altin Dumani.

Pas sulmeve të Metës ndaj Dumanit, Ylli Manjani në një reagim në rrjetet sociale thotë se Altin Dumani nuk ka asnjë lidhje gjaku apo farefisnie me Nuredin Dumanin. Sipas tij janë dy fise të ndryshme nga krahina të ndryshme.

‘Edhe njëherë, kërkohet fokusi tek sistemi i dështuar dhe jo tek personat.

Meqë ra fjala, Altin Dumani nuk ka asnjë lidhje gjaku apo farefisnie me Nuredin Dumanin. Janë dy fise të ndryshme nga krahina të ndryshme.

Kot, sa për informacion dmth...’- shkruan Manjani.

Postimi i Ylli Manjanit

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?