Sali Berisha

Afera me privatizimin e ish-kompleksit Partizani, akuzat e SPAK ndaj Berishës jehonë në mediet e huaja

22 Tetor 2023, 19:25| Përditesimi: 22 Tetor 2023, 19:53

  • Share

Ndjekja penale e Sali Berishës dhe arrestimi i dhëndrit të tij Jamarbër Malltezi për aferën e privatizimit të ish kompleksit Partizani ka bërë jehonë edhe jashtë kufijve të Shqipërisë.

“Reuters” në një artikull të publikuar të dielën i referohet Prokurorisë e cila pohoi se Berisha përdori ndikimin e tij si kryeministër nga viti 2005 deri në 2009 për të ushtruar presion “për përfundimin e procedurave të privatizimit në favor të të tjerëve, përfshirë burrin e vajzës së tij”.

“Ai urdhëroi prokurorët e tij mercenarë… Akuzat janë të pabaza dhe janë sulme të drejtpërdrejta politike të Edi Ramës kundër meje”, u tha Berisha gazetarëve të shtunën vonë. Në vitin 2021, Shtetet e Bashkuara ndaluan hyrjen e Berishës dhe familjes së tij duke thënë se si kryeministër ishte përfshirë në “akte korruptive si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimin e tij dhe për të pasuruar politikën e tij, aleatët dhe anëtarët e familjes së tij”, shkruhet në artikull.

Reuters risjell në vëmendje se në vitin 2021 SHBA-të e shpallën Sali berishën dhe familjen e tij non-grata, duke thënë se gjatë kohës që ai ka qenë kryeministër ishte përfshirë në “akte korruptive si shpërdorimi i fondeve publike dhe ndërhyrja në proceset publike, duke përfshirë përdorimin e pushtetit të tij për përfitimin e tij dhe për të pasuruar politikanët aleatë dhe anëtarët e familjes së tij”.

Një tjetër artikull i ka kushtuar Associated Press cila ka ciatuar akuzat dhe të dhënat e dosjes së Prokurorisë mbi këtë aferë. Ajo bën një përmbledhje të akuzave të SPAK dhe reagimit të Berishës që akuzoi Ramën se qëndron pas kësaj çështjeje. “Rama nuk i është përgjigjur menjëherë pretendimeve të Berishës” – shkruan “Associated Press”. Po ashtu medie të tjera si ABCNews-televizioni i njohur amerikan, japin detaje nga zhvillimet në Tiranë, duke pasqyruar si dosjen e SPAK, por edhe deklarimet e Sali Berishës.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?