Presidenti Ilir Meta

Akuzat e Presidencës për falsifikim dokumentesh, LSI e gjitha në bllok krah Metës, sulmojnë Kuvendin: SPAK e Prokurori çfarë prisni?!

7 Shkurt 2022, 15:28| Përditesimi: 7 Shkurt 2022, 17:24

  • Share

TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim ka dalë e gjitha në bllok në mbrojtje të Ilir Metës në një kohë kur brenda 30 ditësh pritet vendimi i Gjykatës Kushtetuese për fatin e presidentit. Referuar akuzave të Presidencës se Kuvendi ka falsifikuar dokumentet për procedurat e ngritjes së Komisionit Hetimor për shkarkimin e presidentit, përfaqësuesit e LSI-së i bëjnë thirrje SPAK-ut e Prokurorisë që të hetojnë.

Nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili thotë se Kuvendi është kthyer në shërbim të Partisë Socialiste, teksa shkruan se Kuvendi ka mashtruar Gjykatën Kushtetuese me dokumente flaso.

“SPAK e Prokurori ç'prisni më, ra shteti?

Hetoni urgjent falsifikimin më të rëndë të pluralizmit, provën skandaloze të rënies së shtetit! Asnjë hap prapa për të çuar përpara drejtësisë mafiozët e pushtetit, që falsifikojnë gjithçka.

Kuvendi i Shqipërisë është kthyer në një mashë falsifikuese në shërbim të mafies politike rilindase. Kuvendi mashtron me dokumente falso Gjykatën Kushtetuese, ky është fundi. Kanë fytyrë e kërkonin shkarkimin e Presidentit, por shkarkuan veten dhe u demaskuan si mashtruese. Këta siç falsifikojnë hipotekat, kadastrat e çdo lloj prone do duan të shesin edhe territorin e Shqipërisë.

Për falsifikimet s'ka gjë për t’u habitur: Prej vitesh merren VKM- pa u mbledhur Qeveria fare dhe pa proces verbale e dokumente, ku vetë Ministrat marrin dijeni për Vendimet e tyre përmes mediave për VKM, ku s’kanë ‘marrë pjesë’, apo të famshmet VKM-qarkulluese ku qarkullon vjedhja e miliardave.

Të gjithë në këmbë për mbrojtur shtetin nga mafiozet e rilindjes, që guxojnë të falsifikojnë e mashtrojnë edhe para Gjykatës Kushtetuese”, shkruan Petrit Vasili.

“Kuvendi i Shqipërisë falsifikon dokumentet. Skeme tipike moniste. Duhet hetim i thelluar që të zbardhet e vërteta. Boll më me parlament falsifikatoresh. Koha për drejtësi”, shkruan Endrit Braimllari.

Një reagim ka patur edhe deputetja Erisa Xhixho e cila ironizoi deklaratën e Taulant Ballës, duke thënë se duhet të heshtin pasi e kanë bërë Gramoz Ruçin falsifikator.

“Iku Taulanti, por nuk pranoi asgjë! ‘Të respektojmë Gjykatën Kushtetuese dhe të heshtim’, thotë... Ahahahahahahahahaaaa të heshtësh posi o Taulant, se e bëtë Gramoz Ruçin falsifikator, e qelbet tani që nuk është më. Hesht o Taulant hesht, hesht se flasin shkresat për ty”, shkruan Erisa Xhixo.

Sipas ish-deputetes, Floida Kërpaçi dokumentet janë falsifikuar sipas interesave të maxhorancës për të ndikuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

“Zyrtarët e Kuvendit të Shqipërisë paskan manipuluar dokumente me firmën e Kryetarit të Kuvendit!! Kjo është skandaloze për një republikë parlamentare, ku Kuvendi duhet të jetë baza e sistemit demokratik. Por kjo është normale për një vend si i yni, ku rezultati i zgjedhjeve ndikohet nga korrupsioni qeveritar, krimi, paratë e pista.

Këto dokumente janë manipuluar nga Kuvendi, me synim diktimin e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese për Kreun e Shtetit, sipas interesave të mazhorancës qeverisëse! Ndërsa Gjykata Kushtetuese është në provën e parë reale për integritetin e saj, ky skllavërim i Kuvendit të Shqipërisë ndaj ekzekutivit, tregon sa të pambrojtur janë qytetarët shqiptarë nga abuzivizmi i pushtetit”, shkruan Floida Kërpaçi.

SI.E.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Juna Entela &Niku evgjti: 07/02/2022 21:42

    Forca Ilir forca Mona forca LSI forca Vlora.

    Përgjigju
  • Hasan Spahiu: 07/02/2022 19:03

    Thirrje per grusht shteti?Thirrje per eliminimin e kuvendit?Rendi i dites?E therret kryetari,por miratohet ,shtohet apo pakesohet ne seance plenare nga vota e deputetit.Jo me vone se 48 ore apo jo me pare se 48 ore e gjukon konferenca e kryetareve ,jo presidenti i republikes .Nuk eshte degjuar presidenti?Presidenti u thirr dhe refuzoi te shkonte,pra injoroi parlamentin.Presidenti i kerkon prokurorise te hetoje parlamentin,pastaj,mos valle arestimin e parlamentit(?)Tentative per grusht shteti..Dhe konet e LSIbejne gam gam.Nje tjeter hap antikushtetues shume i rende i presidentit te republikes

    Përgjigju
  • Andi: 07/02/2022 17:23

    Pret qe ti fusi ne burg te gjithe e keta te dalin te lare…ne jemi vend i cudirave.prokurori qe heton ceshtjen e lefter kokes eshte mik dhe person i besuar i ilir metes.ketu cudirat skan fund…nuk do i lihet pa i marr hakun lefterit nga ky dhe ca struktura te larta te LSI.Ketu ose presioni eshte i madh qe spo nderhyn njeri ose kan frike nga Likjaaa.

    Përgjigju
  • Edi: 07/02/2022 17:22

    Kur flet edhe konia qe ha luledielli per falsifikim,lere te tjeret.Kjo parti familjare duhet nxjerre jashte ligjit, sidomos per risine e ryshfetit qe futi ne qarkullim...

    Përgjigju
  • Plerat e lirise: 07/02/2022 17:12

    Presin qe te shkarkohet, te mare “non grata” bashke me shreken e vet dhe pastaj, te hapni gjyq ndaj Biden se jeni nivel me i larte se Sala :)

    Përgjigju
  • Mali me gropa: 07/02/2022 16:14

    Presindent si Ky ska pas as sdikete albanistani kurre, vec zhdukeni laviren se e permjorri vendin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?