Akuzat e PD-së për tenderat gjatë pandemisë, Hysi: S'mund të flas për gjëra që s'i kam parë (VIDEO)

12 Maj 2020, 12:59| Përditesimi: 12 Maj 2020, 13:13

  • Share

TIRANE-Zëvendëskryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Vasilika Hysi e pyetur mbi akuzat e PD-së dhe nisjen e verifikimeve nga SPAK-u për tenderat sekretë të ministrisë së Shëndetësisë gjatë periudhës së pandemisë COVID-19 u shpreh se nuk mund të flasë për gjëra që nuk i ka parë.

 "Nuk mund të flasim për gjëra që nuk i kemi parë dhe nuk kemi informacion" tha Hysi pasi u dhuroi mjekëve të Infektivi, buqeta me lule në shenjë mirënjohje për punën në vijën e parë të zjarrit.

SPAK ka nisur hetimet pas denoncimeve të PD-së për tenderin e ushqimeve të Ministrisë së Mbrojtjes, ndërsa po verifikohen prokurimet e Shëndetësisë.  

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?