Prerja e shiritit për përfundimin e banesave në Laç

Akuzat e PD se asnjë prej 522 apartamenteve të rindërtuara në Laç nuk i janë kthyer banorëve, kryebashkiakja e Kurbinit sqaron: Po respektojmë procedurat ligjore

6 Shkurt 2022, 14:00| Përditesimi: 6 Shkurt 2022, 14:06

  • Share

Akuzave të Partisë Demokratike për mashtrim, lidhur me apartamentet e ndërtuara nga Turqia të për 522 familje në Laç, kryetarja e Bashkisë së Kurbinit Majlinda Cara i është përgjigjur me dokumente dhe ka sqaruar procedurat ligjore.

2 ditë më parë deputetja e PD Zhupa tha se në ato shtëpi nuk është futur asnjë familje dhe e cilësoi si “show” ceremoninë në të  cilën ishte i pranishëm Rama dhe Erdogan, por për znj. Cara kjo ka ardhur për shkak të procedurave që duhet të kalojnë fillimisht në Këshillin e Ministrave. Sipas saj më 9 shkurt pritet që Qeveria të kalojë banesat në pronësi të bashkisë dhe vetëm atëherë Bashkia ka mundësi t'i shpërndajë. 

Presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan zhvilloi më 17 janar një vizitë 1-ditore në vendin tonë. Ai  e nisi vizitën me ceremoninë e dorëzimit të çelësave të shtëpive banorëve të prekur nga tërmeti i 26 nëntorit. Një lagje e re me 522 banesa  që kushtuan 42 mln euro, të financuara nga Turqia, e që për Erdogan shërbejnë për të forcuar më tej marrëdhëniet mes dy palëve. Ai u nderua me titullin “Qytetar Nderi i Kurbinit” e ndërsa një shesh në Laç do të mbajë emrin e tij.

Sqarim i plotë i kryebashkiakes

Marrë shkas nga shqetësimi i disa qytetarëve që janë përfitues të apartamenteve në kuadër të procesit të rindërtimit të zonës 1/1 për zhvillim, në Laç, në lidhje me vonesën e dorëzimit të çelësave të apartamenteve të përfituara prej tyre, sqaroj si më poshtë:

Pas marrjes në dorëzim të lagjes së re dhe inventarizimit të të gjithë pronës nga donatori (TOKI-Qeveria Turke) tek Enti Kombëtar i Banesave, i cili është njësi zbatuese për këtë zonë sipas VKM nr. 46, datë 22.01.2020, ky i fundit ka dorëzuar në Komisionin Shtetëror të Rindërtimit gjithë dokumentacionin përkatës dhe më pas ky Komision ka marrë Vendimin nr. 99, datë 04.02.2022, me të cilin i kërkon Këshillit të Ministrave kalimin në pronësi të gjithë apartamenteve Bashkisë Kurbin. Për këtë çështje, ditën e mërkurë, datë 9 shkurt 2022, Këshilli i Ministrave merr vendim për kalimin e të drejtave mbi këtë pronë tek Bashkia Kurbin. Vetëm pas daljes së këtij vendimi, Bashkia Kurbin bën dorëzimin e çelësave të apartamenteve tek banorët përfitues sipas listave të dala nga shorti publik për shpërndarjen e këtyre apartamenteve dhe kryen të gjitha procedurat administrative për hartimin e kontratës së dhurimit, ku çdo qytetar do të marrë certifikatën e pronësisë në emër të tij dhe do të ketë mundësinë ta trashëgojë atë pronë brez pas brezi.

Duke e mirëkuptuar padurimin tuaj për t’u rikthyer në ato apartamente aq të bukura dhe aq komode, sqaroj gjithsecilin prej jush se ndjekja me përpikmëri e procedurave administrative, të cilat marrin kohën e tyre, është në të mirë të të gjithë palëve të përfshira në këtë proces. Kam qenë në çdo moment deri më tani e do të jem gjithmonë krah çdo bashkëqytetari, por gjithësecili prej jush duhet të kuptojë se i gjithë ky proces ka qenë i jashtëzakonshëm, i panjohur më parë për të gjithë ne, dhe çdo gjë bëhet në të mirë të qytetarëve dhe përfitimit të pronës prej tyre sipas çdo rregulli e ligji të Republikës së Shqipërisë.

Dokumentet e publikuara nga kryebashkiakja e Kurbinit, Majlinda Cara

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Turi: 06/02/2022 15:14

    Atehere respektoni rregullat dhe per prerjen e shiritave , e beni kur te futen njerzit brenda dhe mos mashtroni kot ndyresira

    Përgjigju
  • Arbërori: 06/02/2022 14:34

    Banesa të ndertuara nga turkoshkjau për të ardhurit nga serbia…

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?