Letra e PD-së/ KLSH: Regjistruam denoncimet, po ndjekim tenderat dhe shpenzimet mbi COVID-in

27 Prill 2020, 15:21| Përditesimi: 27 Prill 2020, 20:21

  • Share

TIRANE-Kontrolli i Lartë i Shtetit deklaron se pas letrës së Partisë Demokratike ka ngritur grupin e punës për regjistrimin dhe verifikimin e rasteve të denoncuara si abuzime me tenderat për përdorimin e fondeve publike në periudhën e fatkeqësisë natyrore nga COVID-19. KLSH-ja kërkon më shumë transparencë dhe përgjegjshmëri. "Megjithëse në kushtet e emergjencës, procedurat e sigurimit të mallrave dhe shërbimeve publike të jenë konform ligjeve, të hapura dhe transparente".

KLSH thekson se pavarësisht kufizimeve objektive të auditimit të drejtpërdrejtë, krahas auditimeve online po ndjek me vëmendje dhe përgjegjshmëri shpenzimet që kryhen nga institucionet publike lidhur me fondet e akorduara për zbutjen e fatkeqësisë natyrore. Në këto kushte, KLSH rekomandon që prokurimi duhet të kryhet në mënyrë të ndershme dhe jodiskriminuese, me përgjegjshmëri dhe mbështetur në vendim-marrje të shëndosha e kolegjiale.

"Si një institucion watchdog, agjent i Kuvendit dhe në shërbim të qytetarëve, KLSH do të ndjekë me vëmendje të gjitha procedurat e prokurimit të kryera gjatë kësaj periudhe, me qëllim që t’i ofrojë Kuvendit dhe publikut opinionin nëse fondet publike nuk janë keqpërdorur, por administruar me ekonomi, efektivitet dhe efiçiencë, nëpërmjet një auditimi dhe raportimi të veçantë".

Kontrolli i Lartë i Shtetit thotë se lidhur me problematikat e mprehta të evidentuara nga auditimet tona në fushën e prokurimeve publike, që në janar të këtij viti, i kemi kërkuar Kuvendit dhe Agjencisë së Prokurimit Publik një sërë përmirësimesh ligjore e konkretisht:

vlefshmërinë e procedurave të prokurimit në jo më pak se dy operatorë ekonomikë pjesëmarrës, që plotësojnë kriteret e kualifikimit,
• vendosjen e garancisë së ofertave në të gjitha llojet e procedurave,
• përcaktimin e qartë ligjor, transparent dhe ezaurues të alternativave për llogaritjen e fondit limit, si dhe
• hartimin e një kuadri rregullator të veçantë për prokurimet e klasifikuara sekrete, duke u bazuar në direktivën përkatëse të BE-së, me qëllim minimizimin e tyre, nxitjen e konkurrencës së lirë dhe rritjen e efektivitetit të fondeve të konsiderueshme përkatëse.

Sipas KLSH-së, sot më shumë se kurrë është koha që Kuvendi dhe qeveria të kalojnë Ligjin për Përgjegjshmërinë Materiale të Zyrtarëve të Lartë Publikë, të kërkuar me këmbëngulje në shtatë vitet e fundit si mjet tejet efiçient në luftën kundër korrupsionit. Tenderat dhe prokurimet që janë bërë lidhur me situatën e krijuar nga COVID-i janë denoncuar dhe shoqëruar me akuza për qeverinë nga Partia Demokratike.

Komento

Komente

  • Rahman Gashi: 27/04/2020 17:51

    Hajdutet e PD kerkojn drejtesi per popullin

    Përgjigju
  • Niko: 27/04/2020 17:10

    Hajdutet kontrollojne hajdutet...Mjer o Shqiperi..

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?