Akuzat e PD, Albpetrol: Shpifje,
duan të faturojnë abuzimet e tyre!

12 Tetor 2014, 16:40| Përditesimi:

  • Share
TIRANE - Shoqëria Albpetrol, ka hedhur poshtë akuzatk e bëra nga Partia Demokratike se ndaj kësaj kompanie Prokuroria e Fierit ka nisur hetime, duke i cilësuar ato shpifje.

Përmes një komuniakte për shtyp, kompania Albpetrol sh.a thekson se “në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Fier nuk ka asnjë çështje për nxjerrjen e ndonjë sasie nafte pa faturë nga kjo kompani”. Përkundrazi sipas Albeptrol, në Prokurorinë e Fierit është regjistruar një kallëzimi penal për shkarkimin e boteve me ujë në vend të naftës, në periudhën Janar-Maj 2013 duke i shkaktuar një humbje prej 5000 tonë naftë.

Sipas Albpetrol, akuzat e sotme janë pjesë e sulmeve të koordinuara nga PD dhe KLSH, të cilët siç theksohet në komunikatë përmes spekulimeve dhe shpifjeve tentojnë të dëmtojnë imazhin e kompanisë për të mbuluar abuzimet e kryera në kohën e qeverisjes së PD.

Më poshtë komunikata e plotë për shtyp e kompanisë Albpetrol:

Shoqëria Albpetrol sh.a dëshiron të sqarojë opinionin publik se deklarata e sotme e Partisë Demokratike është në lidhje me hetimet e prokurorisë për shoqërinë tonë është një shpifje. Në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Fier nuk ka asnjë çështje për nxjerrjen e ndonjë sasie nafte pa faturë nga ana e shoqërisë Albpetrol sh.a.

Përkundrazi, në Prokurorinë e rrethit Gjyqësor Fier është regjistruar një Kallëzimi Penal për shkarkimin e boteve me ujë në vend të naftës. Kjo ngjarje ka ndodhur në periudhën Janar-Maj 2013 duke shkaktuar humbjen e mbi 5.000 tonëve naftë.

Deklarata e sotme është në vazhdën e disa veprimeve të koordinuara mes Partisë Demokratike dhe Kontrollit të Lartë të Shtetit, të cilët përmes spekulimeve dhe shpifjeve tentojnë të dëmtojnë imazhin e Albpetrol sh.a duke kërkuar që abuzimet e kryera në kohën e qeverisjes së PD t’ia faturojnë administratës së re.

Gjatë një viti të administratës së re shoqëria Albpetrol sh.a është kthyer në një nga kontribuuesit kryesorë në buxhetin e shtetit duke i rritur pagesat me 15 milionë dollarë me shume se periudha paraardhëse. Prodhimi ditor i naftës nga vetë kompania është rritur me mbi 60% ndërkohë që janë rivënë në punë mbi 150 puse, të cilët ishin braktisur gjatë viteve 2010-2013.

Shoqëria Albpetrol sh.a ka ndjekur në rrugë civile e penale debitorët e shumtë që i detyroheshin mbi 80 milionë USD. Ky proces ka bërë të mundur që të rikuperohen shumë fonde, të cilat konsideroheshin të humbura. Me këto fonde është realizuar shlyerja e të gjitha borxheve që la qeverisja e kaluar, ku mund të përmendim si fakt se vetëm detyrimet e papaguara ndaj CEZ kapnin vlerën 10 milionë USD.

Shoqëria Albpetrol sh.a ka qenë e suksesshëm dhe në procesin e kontrollit të kompanive hidrokarbure duke bërë të mundur që në vitin 2015 kompanitë kryesore që operojnë në këtë treg për herë të parë të parashikojnë fitim. 50 % të këtij fitimi kalon në favor të Shteti Shqiptar.

Redaksia Online
(e.c/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?