Akuzat e opozitës se PS po blen votat, Ndreu ironizon Bashën e Kryemadhin: E kanë në ADN blerjen e votës, i kanë alibi të humbjes

1 Mars 2021, 23:06| Përditesimi: 1 Mars 2021, 23:08

  • Share

Kryetari i bashkisë së Lezhës,  Pjerin Ndreu ka ironizuar pretendimet e opozitës, e cila akuzon se do të blihen votat nga PS. Ndreu thotë se PD e LSI e kanë në ADN blerjen e votës dhe se me këto akuza ata po përgatisin alibinë e humbjes. Ndreu i cilëson këto akuza si ‘rumpallë opozitare’, ndërsa shkruan se treni opozitar është i krimbur deri në palcë

“Rumpalle opozitare! Po degjoj keta te PD qe kane frike se u blen vota PS-ja ! Se me ke flasin me kete gjuhe, hajde merre vesh sepse ne kete vend dihet kush e ka ne ADN blerjen e votes! Keta ose bejne sikur nuk dine,  ose jane ne kllapi dhe nuk kuptojne se te keqen e kane brenda vathit te vet!

Tu japin leksion shqiptareve qe te mos blihet vota, ndersa treni i tyre eshte i krimbur deri ne palce, eshte ose nje imoralitet i shemtuar i opozites, ose alibi humbje, ose ose ketyre u eshte mbush mendja se shqiptaret jane budallenj!

Dikur kur kapem nje hajdut qe i vetetuam dy vjedhje me gjurme gishti, na thonte, hajdut eshte filani se me ka cuar edhe mua gjurmet e gishtave te lokalet e vjedhura”, shkruan Ndreu.

Postimi i Pjerin Ndreut

Komento

Komente

  • Saimir: 02/03/2021 18:57

    A ishte ky qe fliste ne telefon per nje drejtor shkolle?! Kto kan kalu ne ekstrem duan me çdo kusht fitore me çdo çmim e me çdo pisllek te mundshme. Diçka do te ndodhe se ky popull nuk mund te duroi ma.

    Përgjigju
  • Lorenci: 02/03/2021 05:49

    Z. Pjerin nuk i takon te flase pasi me perpara duhet te shikoje veten per ato qe ben duke punesuar vetem anetaret apo simpatizantet e PS, ndersa te tjeret sikur te mos ekzistonin. Edhe ti nuk ben fushate te ndershme zoti kryetar i bashkise.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?