Thirrjes së përsëritur të opozitës për rritur testimet dhe akuzave se qeveria ka humbur kontrollin mbi pandeminë kryeministri Edi Rama i është përgjigjur duke thënë se nuk ka ndërmend të japë asnjë koment, duke e quajtur këtë një teatër të shëmtuar dhe banal nga ana e opozitës.
"Teatër i shëmtuar banal dhe skam ndërmend të jap asnjë koment më për këtë sepse janë diskutime kafenesh dhe sjanë diskutime aq më tepër për mua që sjam as ekspert dhe as i interesuar të flas më për këtë diskutim komplet çorientues për njerëzit. Testimet janë punë e ekspertëve", tha Rama.
Lajmi kryesor: