Akuzat e forta vënë në hetim presidentin e Interit, koronavirus gati të mbyllë edhe stadiumet e Premier League

3 Mars 2020, 16:12| Përditesimi: 3 Mars 2020, 16:37

  • Share

Supersfida Juventus-Inter, e vlefshme për javën e 26, me shumë mundësi do të luhet ditën e hënë më 9 mars. Një vendim që ende nuk është 100% i sigurtë, por që Liga e Seria A tashmë e ka vendosur pavarësisht se pritet zyrtarizimi.

Diçka e tillë ka nervozuar së tepërmi drejtuesit e zikaltërve, me Marotta-n, që fillimisht ka dalë kundër duke bërë akuza për manipulimin e kampionatit. Ndërkohë sot në mëngjes ashpër ka folur edhe numri 1 i klubit Steven Zhang, i cili e ka cilësuar palaço kreun e Ligës së Seria A Paolo Dal Pino. Zhang ka deklaruar se po rrezikohet shëndeti i futbollistëve, ndërsa ka lënë të kuptohet se po favorizohet Juventusi.

Për këto deklarat të ashpra zyra e prokurorisë së shoqatës së futbollit ka hapur një hetim për presidentin e Interit Zhang, që gjithsesi pritet t’ia hedhë me gjobë. Vendimet e fundit kanë sjellë shumë rrëmuje jo vetëm për këtë sfidë, pasi e gjitha java e 27 e Seria A pritet të anulohet, ndërkohë që edhe pesë takime të tjera të prapambetura pritet të rikuperohet nga e shtuna në të dielë. E gjithë kjo pas vendimit të qeverisë për të mbyllur stadiumet për shkak të koronavirusit.

Ndërkohë frika për përhapjen e virusit ka vënë në panik edhe Anglinë, me Ligën e Premier League që ka marrë parasysh mbylljen e dyerve të stadiumit. Në rast se nuk ka një ulje të numrit të rasteve në Angli, atëherë ndryshe nga Seria A kampionati nuk do të ndërpritet, por do të vazhdojë normalisht me dyer të mbyllura.

Ne.k.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?