Pjerin Ndreu dhe Sali Berisha

Akuzat e Berishës për atentatin ndaj Salvador Kaçajt, reagon Pjerin Ndreu: Kulmi i fantazisë idiote nga një matrapaz politike

10 Tetor 2023, 22:16| Përditesimi: 10 Tetor 2023, 22:36

  • Share

Ish-kryeministri Sali Berisha teksa ka ndarë videon e atentatit të ish-kryetarit të Bashkisë së Shëngjinit, Salvador Kaçi një ditë më parë ka akuzuar se pas kësaj ngjarje fshihet kryeministri Edi Rama dhe kryebashkiaku i Lezhës, Pjerin Ndreu.  

"Mos u çudisni që vrasësit me pagesë, të kenë qenë të pranishëm në sallë duke duartrokitur bosin e krimit shqiptar, Edi Ramën. Një gaz të veçantë, siç e patë në fytyrë, kishte Pirini, siç po e thërrasin zakonisht Pjerinin, i cili e dinë që mandati i tij qendron mbi krimin. E dinë që nuk ka asgjë me vullnetin e qytetarëve të Bashkisë së Lezhës. Paraqita këtë akt, paraqita këtë moment, sepse u desh shumë e shumë kohë që ne të mund të siguronim këtë video, aktakuzë e rëndë për Edi Ramën, Pjerin Ndreun, procesin zgjedhor, farsën elektorale të 14 majit 2023".

Akuzat e ish-kryeministrit kryebashkiaku i Lezhës me anë të një postimi në rrjete sociale, i ka quajtur fantazi idiote. Ai thekson se Kaçaj nuk ka ndonjë ndikim të rëndësishëm elektoral në Lezhë dhe se asnjë anëtar i Partisë Socialiste nuk kishte arsye për të planifikuar një atentat ndaj tij.

"Edhe njehere mbi nje histori bajate qe riciklohet ne lidhje me gjoja nje atentat qe e paskemi organizuar ne politikisht kunder Salvador Kacaj diten e zgjedhjeve! E para, ai person nuk perfaqeson asgje ne peshen politike, aq sa nuk ka fitu dot as ne partine e Shengjinit ku ka qene kryetar komune me mbeshtetjen e PS! Dmth ne nuk e kemi konsideruar si faktor asnje cast! E dyta, Salvadori e ka deshiruar me shume se une e cdo socialist tjeter humbjen e doktorit! Ajo qe kemi thene ne eshte 0 ne raport me cfare vreri ka vjelle tavolinave Salvadori per Pashkun! E treta, ne nuk mbajme pergjegjesi per ndonje incident personal, ne oren 6 30 kur historia e votimeve ishte ne fund! Te “vrasesh” Salvadorin ne mbyllje te kutive, eshte kulmi i fantazise idiote qe duhet te degjojme ne per te tille matrapaze politike! E fundit, e neveris gjithe kete farse turpi dhe qesharake te stisur dhe veshur politikisht PS, kur nuk ka asnje arsye, motiv e as logjike! Pse te mos mendoj se eshte sajese e Salvadorit atehere?! Sepse nuk me lidhet “deshira”e Salvadorit per te fituar doktori me “friken” tone se na beka dam te madh ky mashtruesi i njohur publikisht?", shkruan ai.

Ka qenë vetë Kaçi ai që ka bërë denoncim për atentatin, më 14 maj 2023, duke thënë se i kanë prerë rrugën dhe kanë qëlluar me armë drejt tij.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?