Drejtori i Doganave, Genti Gazheli

Akuzat/ Drejtori i Doganave, Gazheli: Gjobë mediatike, hakmarrje e pronarit të medias për gjobitjen e biznesit të tij

21 Korrik 2022, 15:30| Përditesimi: 22 Korrik 2022, 12:43

  • Share

Drejtori i Doganave Genti Gazheli ka reaguar pas një shkrimi të publikuar në një media, në të cilën pretendohet se Gazheli ka vënë në detyrë persona të cilët po hetohen për kontrabandë dhe krim të organizuar nga drejtësia Greke.

Gazheli e ka quajtur këtë shkrim një gjobë që vjen nga media, pasi pronari i saj po hakmerret për shkak se një prej bizneseve të tij është gjobitur për evazion fiskal. Gazheli është ndalur edhe në pretendimet e media, ku sqaron se nuk disponojnë asnjë letër zyrtare lidhur me ndonjë hetim jashtë apo brenda vendit për zyrtarët.

“Dua të ndaj me publikun dhe aktorët e interesit që shërbehen nga dogana shqiptare, se sulmi mbi mua nga një media e caktuar, vjen menjëherë pasi një biznes i pronarit të medias në fjalë është gjobitur për evazion fiskal. Mbase kjo është koincidencë, por ky sulm mbi një çështje të pretenduar si problematike të vitit 2016 dhe mbi persona që punojnë në doganën shqiptare prej shumë vitesh, targeton personin tim pa asnjë fakt apo provë. Ndërkohë edhe për vetë çështjen, ne nuk disponojmë asnjë letër zyrtare lidhur me ndonjë hetim jashtë apo brenda vendit. Shantazhet dhe gjobat mediatike të sponsorizuara nga interesat e prekura prej ligjzbatimit fiskal, janë rutinë për mua. Unë punoj për shtetin dhe askush nuk më lëkund dot në kryerjen e detyrës”, thuhet në reagim.

SI.E.//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?