Akuza të tjera ndaj Nikolla Gruevskit, dyshohet se përvetësoi 1.3 milionë euro

20 Tetor 2020, 13:22| Përditesimi: 20 Tetor 2020, 13:24

  • Share

Prokuroria e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit ka ngritur akuza të tjera ish-kryeministrit Nikolla Gruevski dhe ndaj pesë personave të tjerë për përvetësim fondesh, abuzim me detyrën dhe pastrim parash.

Gruevski akuzohet se në kohën kur ishte kryetar i VMRO-DPMNE-së ka përvetësuar 1.3 milionë euro donacione të padeklaruara të partisë për të blerë truall në një nga zonat më të lakmuara të Shkupit në Vodno.

Përveç tij, dyshohen edhe kushëriri i tij Sasho Mijallkov, biznesmeni Orce Kamcev dhe nëna e tij Ratka Kamçeva, Nenad Josifoviç si dhe kumbari i Gruevskit, Risto Novaçevski.

Paratë e besuara për punën e tij si lider i një partie politike, ai i ka marrë për vete ose një pjesë të atyre nuk i ka evidentuar si donacione nga individë dhe persona juridikë nëpër raporte, dihet që çdo parti duhet të ketë listë të donatorëve të personave fizikë e juridikë. Disa nga personat fizikë dhe juridikë nuk janë fare në listën e donatorëve kurse i kanë dhuruar fonde partisë – tha Villma Ruskoska, prokurore.

Me publikimin e “bombave” në vitin 2015 dhe bisedën e përgjuar se Gruevski ka blerë parcela të shtrenjta, pronësia i është bartur një kompanie, e menaxhuar nga Orce Kamçev, në pronësi të nënës së tij.

 Prokuroria gjithashtru ka bllokuar pronën, duke mos lejuar që  parcelat në Vodno të mund të shiten.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?