Deputeti Agron Shehaj dhe socialisti Damian Gjiknuri

Akuza e Shehaj: Djali i xhaxhait të ish ministrit, investitor strategjik në Butrint! Gjiknuri paralajmëron padi për shpifje: E pavërtetë

11 Maj 2022, 16:20| Përditesimi: 11 Maj 2022, 18:05

  • Share

TIRANË-Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Shehaj ka hedhur akuza në drejtim të socialistit Damian Gjiknuri se një pjesë e parkut të Butrintit do t'i jepet familjarëve të ish-ministrit Damian Gjiknuri.

Në akuzën e tij, Shehaj thotë se 50 % e Kompanisë që përfitoi statusin e investitorit strategjik është kompania 'Andi", pronar i së cilit është djali i xhaxhait të Gjiknurit. Për këtë arsye, ai i bën thirrje SPAK që të nisë urgjent hetimet.

"Pas resortit me 5 yje të Xhaçkës, Rama i jep një pjesë të parkut të Butrintit familjarëve të ish-ministrit Gjiknuri, aktualisht numri 2 i Partisë Socialiste. Qeveria vazhdon favoret korruptive për ministrat, ish ministrat dhe të afërmit e tyre. Vendimi më i fundit i Komitetit të Investimeve Strategjike, që kryesohet nga Edi Rama është dhënia e statusit të investitorit strategjik për “Manastir Resort”. 50% e Kompanisë që përfitoi statusin e investitorit strategjik zotërohet kompania ANDI. Kompania Andi zotërohet nga djali i xhaxhait të ish-ministrit të infrastrukturës Damian Gjiknuri, sot sekretar i përgjithshëm i Partisë Socialiste. Pra gjysma e resortit që përfitoi nga qeveria statusin e investitorit strategjik dhe lehtësirat që të ofron ky status zotërohet nga njerëzit e afërt të Damian Gjiknurit. Por nuk është vetëm ky problemi. Resorti “Manastir Resort” do të ndërtohet pranë parkut arkeologjik të Butrinit. Pak kohë më parë qeveria e zvogëloi parkun duke nxjerrë 800 hektarë nga zona e mbrojtur, pikërisht që aty të ndërtonte resorti kushëriri i Damian Gjiknurit. Kjo qeveri është kampione e korrupsionit, ndërsa ligji i investimeve strategjike është instrumenti korruptiv përmes të cilit ajo po grabit tokat e bregdetit. I bëj thirrje SPAK të nisë urgjentisht hetimet për këtë aferë të neveritshme në mënyrë që shqiptarët të mos grabiten nga qeveria dhe zyrtarët e Partisë Socialiste", shkruan Shehaj.

Mirëpo, e menjëhershme ka qenë edhe përgjigja e Gjiknurit, i cili ka bërë me dije se do ta padisë Shehaj për dëmtim të imazhit. Ai thotë se pronari i asaj kompania ka mbiemrin Gjiknuri, por nuk është djali i xhaxhait të tij.

"E siguroj deputetin Agron Shehaj se unë nuk jam si ata të partisë së tij që mohuan baxhanakun e ndjerë në Gërdec. Nuk kam ama se si të pranoj që çdokush që mban mbiemrin Gjiknuri dhe që merret me biznes duhet të jetë automatikisht djali i xhaxhait tim. Çdokush mban përgjegjësi e përgjigjet për ato që bën. Le ta provojë gjykata e do ta mbaj unë përgjegjësinë, por nëse unë nuk e kam djalë xhaxhai personin e përgojuar nga Agron Shehaj, atëherë Agroni duhet të më dëmshpërblejë për cënim të qëllimshëm të imazhit", tha Gjiknuri.

B.K./ReportTv.al
Komento

Komente

  • emigranti: 11/05/2022 19:27

    Po mbase nuk e ka djale xhaxhai, po kushuri te dyte ...

    Përgjigju
  • Vlonjati: 11/05/2022 18:30

    Filloi dhe Agroni te hyje ne klimen e foltores.Pas Salianjit,Palokes,Vokshit,Tabakut,Dumes eshte radha e ketij rronxhobonxhoje qe te perballet me faktet ne gjykate e te derdhe ndonje lek.Dhe jo se i mungojne leket ketij ,,,.,por veprimi i tij i ulet te indinjon,sepse u duk se do ishte nje politikan i ri dhe ndryshe nga goja nevojtore e padronit te tij Non Grata!Beri c'beri dhe e hengri lugen e corbes se prishur!S'thone kot qe cdo gje qe prekin Berisha e Meta behet helm e m.t!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?