Bota

Akullorja italiane, shija që tërheq austriakët prej shekujsh! Të parët në botë për konsumimin e saj, kalojnë edhe vetë italianët

1 Gusht 2021, 13:36| Përditesimi: 1 Gusht 2021, 16:34

  • Share

Temperaturat jashtëzakonisht të larta që kanë përfshirë kontinentin ditët e fundit, kanë bërë që qytetarët të gjejnë shpëtimin e tyre tek deti ose akulloret. Dhe pse jo ndonjëherë të dyja së bashku?

Qytetarët austriak në përballje me temperaturat ekstreme janë 'zhytur' në akulloren e famshme italiane. Perandoria Austro-Hungareze ishte një ndër të parat që e bëri akulloren italiane të arritshme edhe për qytetarët e saj e ndërsa në ditët e sotme austriakët janë kampionët e konsumimit të kësaj delikatese. 

Ata konsumojnë mesatarisht 8 litra akullore në vit, ndërsa italianët konsumojnë mesatarisht 6 litra në vit.

Një nga dyqanet më të famshme të akulloreve në Austri është ai i Silvio Molin-Pradel. Ai është përgjegjës për biznesin që krijoi familja në vitet 1880, pasi iku nga rajoni i Dolomitëve, për të shpëtuar nga varfëria ekstreme.

Ata filluan si shitës në rrugë, me karroca të vogla, për të ndryshuar shumë me kalimin e dekadave. Ata tanimë sheshin përditë aklulloren e veçantë me qumësht organik, gjalpë, kos dhe fruta .

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?