Akullore pa qumësht me shalqi nga zonja Albana

6 Korrik 2023, 12:22| Përditesimi: 6 Korrik 2023, 12:27

  • Share

Akullore pa qumësht me shalqi

Përbërësit:

  • 1 shalqi
  • 100 gr sheqer
  • Lëng limoni
  • Gjethe dhjozme

Përgatitja:

Presim frutin e shalqirit në feta. Largojmë lëkurën dhe pjesën e brendshme e presim në kubikë pasi kemi larguar farat. I vendosim kubikët në një blender së bashku me lëngun e limonit dhe sheqerin. Pasi masa është bërë e njëtrajtshme e vendosim në një enë, e mbulojmë me membranë kuzhine dhe e vendosim në frigorifer në akull për 6-8 orë. Pasi akulloja të jetë bërë gati e servirim me pak gjethe dhjozme për aromë.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?