Akullore me shije limoni nga zonja Albana

29 Maj, 12:14| Përditesimi: 29 Maj, 12:15

  • Share

Akullore me shije limoni

Përbërësit:

  • 200 gr sheqer
  • 250 ml pana me 35 % yndyrë
  • 250 ml qumësht
  • 60 ml lëng limoni
  • 4 limona
  • Pak kripë
  • Gjethe mente
  • Ngjyrues ushqimor të verdhë (sipas dëshirës)

Përgatitja:

Ndajmë limonat përgjysmë, u marrim tulin dhe i kalojmë në blender. Kullojmë lëngun. Në një ene shtojmë përbërësit përveç mentes. I përziejmë dhe e kalojmë në një enë qelqi të sheshtë. E vendosim në frigorifer për 3 orë. I mbushim limonat me akullore duke i zbukuruar me gjethe mente.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord me arrestimin e Ilir Metës?