Akullore e shpejtë në kushte shtëpie me luleshtrydhe nga zonja Albana

3 Maj, 11:35| Përditesimi: 3 Maj, 11:36

  • Share

Akullore e shpejtë me luleshtrydhe

Përbërësit:

  • 1 litër pana për ëmbëlsira
  • 300 gr qumësht i kondensuar
  • 500 gr luleshtrydhe
  • Pak vanilje

Përgatitja:

Rrahim panën e ftohtë derisa të marrë formë. Shtojmë qumështin e kondensuar, vaniljen dhe luleshtrydhet e bëra pure. E përziejmë mirë dhe e vendosim në një tas në frigorifer në ngrirje. Pas 30 minutave e nxjerrim nga frigoriferi e përziejmë dhe e rivendosim përsëri në frigorifer. Këtë procedurë është mirë ta bëjmë 2-3 herë, pasi nuk lejon të krijohen kristale. Më pas e lëmë akulloren të ngrijë plotësisht dhe e kemi gati për ta servirur.

MC/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?