Produkti që ka tërhequr AKU

AKU tërheq nga tregu suplementin për rënien e flokëve: Kthejeni aty ku i keni blerë! Ka pluhur qelqi

27 Dhjetor 2022, 18:59| Përditesimi: 27 Dhjetor 2022, 19:27

  • Share

AKU ka tërhequr nga tregu suplementin për rënien e flokëve, pasi nga kontrollet laboratorike rezultoi se përmbante pluhur qelqi. Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njofton se produkti në fjalë është DU ANACAPS EXPERT 30 CAPS, i cili është suplement që konsumohet për mos rënien e flokëve dhe si dhe ndihmon në ruajtjen e thonjve të shëndetshëm.

“Referuar njoftimit të ardhur nga sistemi RASSF (Sistemi i Alertimit të Shpejtë për Ushqimin dhe Ushqimin për Kafshë), pas analizave laboratorike të kryera nga Gjermania është konstatuar prani e trupave të huaj, pluhur qelqi, në produktin DU ANACAPS EXPERT 30 CAPS, suplemente ushqimore me Nr.Loti 2K1MC.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit po ndërmerr të gjitha masat e nevojshme nëpërmjet kontrolleve zyrtare në operatorët e biznesit që tregtojnë këto suplemente ushqimore, për identifikimin, blllokimin dhe tërheqjen e produktit.

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit i bën thirrje konsumatorëve që e kanë blerë këtë produkt të mos e konsumojnë, por ta kthejnë pranë subjektit ku e kanë blerë.”- thuhet në njoftim.

Pluhuri i qelqit përdoret në industritë qeramike dhe zjarrduruese. Ai përdoret si gërryes dhe zvogëlon sasinë e çimentos që përdoret në beton. 

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?