AKU kontrolle në Fier, marketi me ushqime të skaduara! Shkelje edhe një subjekt në Korçë

26 Dhjetor 2023, 10:10| Përditesimi: 26 Dhjetor 2023, 10:11

  • Share

Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka ushtruar kontrolle në dy subjekte, në Fier dhe në Korçë, me aktivitet “market” dhe “prodhim, përpunim produkti mish dhe nënproduktet e tij”.

Nga kontrolli i ushtruar në ambientet e subjektit në qytetin e Fierit, ka rezultuar se subjekti kishte problematika në plotësimin e dokumentacionit. Ndërsa, nga kontrolli i ushtruar në subjektin me aktivitet “market” në qytetin e Korçës, u konstatua tregtim i produkteve ushqimore të skaduara, të cilave u kishte kaluar afati i përdorimit.

Për shkeljet e konstatuara, trupa inspektuese vendosi masat administrative me gjobë në vlerën totale të 400.000 lekëve, si dhe masën bllokim produkti me destinacion asgjësim.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Mentori: 26/12/2023 11:09

    AKU duhet të ketë një numër Tel. të afishuar për Popullin, për ankesa etj denoncimet!

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?