Roza Anagnosti

Aktorja Roza Anagnosti: Aty janë shpirtrat e artistëve, teatri s'duhet të shembet

14 Maj 2020, 15:11| Përditesimi: 14 Maj 2020, 15:13

  • Share

Aktorja Roza Anagnosti shprehet se është kundër shembjes së Teatrit Kombëtar. Ajo thotë se godina është vlerë që duhet ruajtur dhe rikonstruktuar. “Unë jam me teatrin, e mbështes teatrin, është memorie, për ne që jemi këtu e për ata që janë jashtë. Zhvillimet e reja e kuptoj që vijnë, por janë disa gjëra,që duhet ti ruajmë. I bashkohem kolegëve, kam ndjeshmërinë e sinqertë, është vend ku kam emocione.

Unë s'mund të rri në shesh, po jam me ta. Aty janë shpirtrat e shumë artistëve që kanë bërë. Kanë folur për të emra të njohur të trashëgimisë, nga Emin Riza te Maks Velo i shkrete, u besoj gjykimeve te tyre. Unë nuk e kuptoj gjithë këtë, që po ndodh. Thonë se është shumica! Por duhet të respektosh popullin tënd.

Nuk janë vetëm artistët që e mbështesin, është edhe populli, e nuk mund të mos e respektosh, duhet t’i dëgjosh. Ne e kemi thënë fjalën tonë, në mënyrën më humane e të kulturuar. Ai është vlerë që duhet ruajtur dhe duket rikonstruktuar, aq më tepër që i kanë gjetur fondet. Por njerëzit, edhe mund të jepnin para, për të ndihmuar.

Do ishte mirë, që kjo kohë të kishte vlejtur, për bashkëpunim e bashkërendim. Nuk është kohë për këtë, kur i kemi njerëzit jashtë, kur jemi të bllokuar. Nuk më duket e arsyeshme të krijohen artifice në këtë situatë që po kalojmë” tha ajo. Një pjesë e aktorëve kërkojnë një godinë të re me kushte moderne, ndërsa një grup janë pozicionuar kundër. Qeveria ia kaloi godinën bashkisë për ta shembur dhe për të ndërtuar të renë, por Presidenti e çoi sot vendimin në Kushtetuese.

Komento

Komente

  • ppa: 15/05/2020 13:08

    Jo moj zonje; gezoju pleqerise dhe superpensionit qe merr; edhe e fameshmja M.Thacher, vitet e pleqerise i kaloj ne familjen e saj, pa dhene konsiderata politike; edhe ti, shijo videot e filmave te tu, dhe kujdes se demenca ben punen e saj.

    Përgjigju
  • Emigrant: 14/05/2020 15:45

    Z Roza te respektoj per c,ka na ke dhene nder vite me talentin e hijesjine tende e me theksin e bukur shkodran te te folurit Ju artistet e mire nuk ju kujton apo do ju kujtoje ndertesa e teatrit ,por brezar ,ndertesa eshte komoditeti per te bere punen me leht e me mire Ne permbysem njesistem te tere e nostalgjiket mbeten ne minorance Eshte koha jo per nostalgji por per nje veper bashkekohore ashtu si e ardhmja e vendit Edhe shtepia ku ti ke lindur e jetuar do vi dita qe pasardhsit tuaj ta prishin e ta bejne me te bukur e me komode,seee nuk mund te behen te gjitha muze Keshtu mund te kerkojne edhe mesues shume te mire apo nxenes qe mos ju prishen shkollat kur rrenohen e nuk jane funksionale e duhet lene cdo gje si eshte se kemi punuar e derdhur djerse!!!!!!!Jo

    Përgjigju
    • TIRONA: 16/05/2020 07:16

      Zonja Roza te respektoj,por i befasuar?Kam biseduar me shume kollose te teatrit qe sot nuk rojne: ATA KISHIN ANKESE SHENDETSORE:NGA MYKU,LAGESHTIA,PLUHURI,AZMA. JO SHPIRTRAT E TYRE,POR ATA DO TE JENE TE GJALLE NE NJE MUZEUM MADHESHTOR,BRENDA TEATRIT TE RI!

    • Flutura: 15/05/2020 13:50

      Akoma ma ngarkesa negative? Si ka mundesi qe nje artiste e vertete si Roza, te behet pre e politikes vulgare fshatareske? Aktoret e medhenj, qe vdiqen nga semundje te pasherueshme, aty e moren kancerin. E tmerreshme, nje qytetare te pranoj te behet pjese e nje politike fshatareske; skena e teatrit duket si sjenat e vatrave te kuktures dikur ne fshat. O zot na ruaj mend e kokes.

  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?