Moment nga filmi 'Mrekullia në qelinë nr.7'

Aktorja e famshme turke që preku zemrat e të gjithëve: E dua Kosovën dhe Shqipërinë!

27 Qershor 2020, 18:14| Përditesimi: 27 Qershor 2020, 18:18

  • Share

Aktorja e famshme turke Nisa Sofiya, e cila preku zemrat e mijëra personave në të gjithë botën me filmin "Mrekullia në qelinë nr.7", përmes kometeve ka treguar se e do Kosovën edhe Shqipërinë dhe se do shumë që t'i vizitojë.

Ajo gjithashtu ka treguar këngën e preferuar shqiptare si dhe artistët e saj të preferuar. Një prej fansave shqiptarë e pyet aktoren se çfarë mendimi ka për Ylli Limanin dhe Tunën, ndërsa aktorja i përgjigjet se i do shumë ata.

Ajo thotë se kënga e preferuar e saj në shqip është “A don hala”, një bashkëpunim i këtyre dy artistëve. Nisa Sofiya u bë e njohur për publikun shqiptar dhe jo vetëm me rolin e Ovas në filmin që theu rekord shikueshmërie në Netflix.

Komento

Komente

  • Ura e Bunes: 27/06/2020 19:58

    Po si me ja ba qe ne nuk na e nine per turqit,zero dashni.

    Përgjigju
    • Lari: 28/06/2020 00:55

      Ka per te ngel shume i ofendum turku nga qe nuk kemi dashni fare

    • Lari: 28/06/2020 00:50

      Nuk te ka hec interesi me turqit se per i çik interes nderrojm shpejt menje

  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?