Foto nga filmi 'Agjenti 007'

Aktorja e famshme e filmit 'Agjenti 007' ka rezultuar pozitive me koronavirus

16 Mars 2020, 11:41| Përditesimi: 16 Mars 2020, 11:43

  • Share

Aktorja e famshme e filmit “Agjenti 007”, Olga Kurylenko ka dalë  pozitive për koronavirusin.

40-vjeçarja, e cila luajti rolin e Camille Montes në Quantum of Solace të vitit 2008, tha që ajo u diagnostikua pasi u ndje'e sëmurë për gati një javë me ethe dhe e lodhur.

Tani ajo po përballet me ditë të izoluara dhe postoi një fotografi të dritares së saj të mbyllur në Instagram mbrëmë, ndërsa zbuloi se ishte mbyllur në shtëpi.

Aktorja me origjinë nga Ukraina shtoi: “Ethet dhe lodhja janë simptomat e mia kryesore. Kujdesuni për veten tuaj dhe merrni këtë seriozisht!”

Olga luajti bashkë me Daniel Craig në “Quantum of Solace”.

Ajo tashmë është një qytetare franceze, por raportet ruse thonë se ajo ka jetuar në Londër për rreth një dekadë dhe akoma nuk dihet se ku është karantinuar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?