Matthew Deane Chanthavanij

Aktori i njohur tailandez rezulton i prekur me COVID-19: Nuk është shaka, merrni masa!

14 Mars 2020, 14:17| Përditesimi: 14 Mars 2020, 14:23

  • Share

Një aktor i njohur tailandez ka zbuluar se  ka dalë pozitiv me koronavirusin.

Matthew Deane Chanthavanij bëri njoftimin në llogarinë e tij zyrtare në Instagram.

"Kjo nuk është shaka, për ata që kanë qenë në kontakt të ngushtë me mua ditët e fundit ju lutem merrni masa paraprake. Unë kam virusin Covid-19", ka thënë 41-vjecari  me anë të postimit.

Ministria e Shëndetit Publik në Tajlandë njoftoi sot shtatë raste të reja, duke shënuar gjithsej 82 raste të infektuar.

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?